Promovohet Manuali Teknik i Planifikimit
U promovua Manuali Teknik për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit i përgatitur nga Co-PLAN në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Projektin për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri. Ky manual është një përmbledhje e të gjitha mekanizmave që u ofrohen për ndihmë 61 bashkive të reja në sfidë e Planifikimit të Territorit dhe ju prezantua pjesëmarrësve nga Ekspertja e Planifikimit Urban, Zj. Rudina Toto.
Në aktivitet morën pjesë Ministri i Zhvillimit Urban, Zj. Eglantina Gjermeni, Drejtori i Misionit të USAID-it në Shqipëri, Z. Marcus Johnson, Drejtori i Agjencisë së Planifikimit të Territorit në Shqipëri, Zj. Adelina Greca, Drejtori i Projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri, Z. Peter Clavelle, etj. Klikoni këtu për t’u njohur me Manualin Teknik.