Lançimi i projektit TEMPUS – DAPEEWB
Së bashku me 10 parterë nga rajoni dhe vende anëtare të Bashkimit Evropian, Gjermania, Hollanda, Portugalia dhe Sllovakia, Universiteti POLIS do të punojë për zhvillimin e arsimit profesional fushën e efiçencës së energjisë. Rektori I Universitetit POLIS, Prof. Dr. Besnik Aliaj, falenderoi të gjithë parterët në sjelljen e këtij projekti kaq të rëndësishëm për të parën herë në Shqipëri nën drejtimin e një institucioni shqiptar, duke provuar që në jemi gati për sfida të tilla në arsim. Projekti “Zhvillimi dhe Përshtatja e Programeve Profesionale mbi Efiҫencën Energjitike në Ballkanin Perëndimor” është pjesë e Programeve TEMPUS të financuara nga Bashkimi Evropian dhe ka objektivin të modernizojë arsimin e lartë në vendet partnere të Evropës juglindore, Balkanit Perëndimor, Mesdheut dhe vendeve të Azisë qendrore. Projekti synon të aftësojë profesionistë në fushën e efiçencës së energjisë duke adresuar kështu një nevojë të tregut në Shqipëri. Aktiviteti u përshëndetet nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Zv. Ministri Z. Arbër Mazniku, Zv. Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Znj. Gentjana Mara Sula, Drejtori i Politikave pranë Delegacionit Evropian në Shqipëri, Z.Clive Rumbold, dhe përfaqësuese nga Zyra Kombëtare Tempus në Tiranë, Znj. Edit Dibra. Në fjalën e tyre, z. Mazniku dhe znj. Sula nënvizuan rëndësinë e arsimit profesional në Shqipëri, duke inkurajuar të rinjtë të bëhen pjesë aktive e këtyre programeve, si një mënyrë shumë efikase për të hyrë në tregun e punës.