Reagimi i Qeverive Vendore ndaj Emergjencës së Covid-19 në Shqipëri: Janar 2020 – Prill 2020
Në vijim të studimeve tematike ndarë gjatë kësaj periudhe pasigurish lidhur me COVID-19, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim Shoqatën e Autonomisë Vendore, kanë kënaqësinë të ndajnë studimin “Reagimi i Qeverive Vendore ndaj Emergjencës së Covid-19 në Shqipëri: Janar 2020 – Prill 2020”.
Ky studim, ndërton mbi një pyetësor drejtuar të gjitha bashkive në vend gjatë muajit prill, për të mbledhur informacion mbi rolin aktual dhe të ardhshëm të aktorëve publikë dhe jo-publikë në nivel vendor, për të adresuar krizën që shoqëron pandeminë COVID-19, përfshirë sfidat me të cilat përballen këta aktorë dhe nevojat e tyre.
Rezultatet e nxjerra dhe analizat e thelluara në këtë studim synojnë të ndikojnë politikëbërjen dhe procesin e decentralizimit në lidhje me adresimin e krizave të fatkeqësive, për të ndihmuar në forcimin e sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, dhe për të advokuar në emër të pushtetit vendor për rolin dhe nevojat e aktorëve lokalë në menaxhimin e krizave. Ju mund të shkarkoni studimin në gjuhën shqipe ose angleze, si dhe prezantimin e studimit, kryer sot përmes një webinari, duke klikuar këtu: Përgjigja_Nivel_Lokal_COVID19_062020