Programi i Shkëmbimeve Profesionale
Co-PLAN koordinon Programin e Shkëmbimeve Profesionale për Shqipërinë, i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Zyra për Çështje Arsimore dhe Kulturore dhe zbatuar nga Komisioni i Veprimit të Komunitetit WSOS, Inc – Konsorciumi i Madh i Liqeneve për Trajnim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (GLC). Ky program është një bashkëpunim dypalësh ku përfshihen 38 profesionistë nga 5 vende Europiane (Shqipëri, Bullgari, Hungari, Rumani, dhe Sllovaki), dhe 19 mentorë nga Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë për qëllim të mundësojnë ndryshim pozitiv në komunitetet e tyre. Programi ofron një shans të mirë për pjesëmarrësit të zhvillohen profesionalisht në njv mjedis ndërlidhës me partneritete të shumta. Shkëmbimet profesionale janë të hapur për të gjithë të interesuarit që janë të përfshirë në mënyrë aktive me shoqërinë civile, advokimin, zhvilli the concept is doing thatmin e komunitetit dhe mbështetjen e grupeve në nevojë.