Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri
Lexoni artikullin e plotë: Sustainable Tourism Development in Albania
Qeverisja Territoriale në Shqipëri, I, 2018, Faqja 84-93
Aida Ciro, Merita Toska
Përmbledhje
Rëndësia e turizmit për Shqipërinë po rritet. Përkundër qasjes së miratuar, të gjitha qeveritë e zgjedhura në vitet e fundit kanë konverguar në potencialin që sektori i turizmit ka për të nxitur zhvillimin ekonomik. Për këtë qëllim, strategji të shumta janë hartuar, në nivel kombëtar dhe vendor, shumica e të cilave të pasuksesshme në terma operacionalë. Marka të tilla si ‘Shqipëria, një dashuri e re mesdhetare’ dhe ‘Shqipëria, e jotja për t’u zbuluar’, nga njëra anë, kanë tërhequr dhe joshur vizitorë afatshkurtër dhe të njëhershëm, ashtu si dhe rezulton nga numri në rritje i të huajve që vizitojnë vendin, ndërsa, nga ana tjetër, kanë zgjeruar më tej mangësitë që rrjedhin nga strategjitë jo të plota dhe të pazbatuara, dobësitë strukturore dhe dështimet e politikave sektoriale.Ndonëse nuk mund të ketë një recetë të vetme për një turizëm të qëndrueshëm, një zhvendosje nga qasja nga lart poshtë drejt asaj nga poshtë lart për planifikimin dhe menaxhimin e turizmit mund të jetë një pikënisje e përshtatshme, duke pasur parasysh kushtet e tanishme në Shqipëri, sikurse demonstron dhe rasti i aplikuar i fushatës #EjaNeGramsh.