Zhvillimi i tokës në Shqipëri – sfida dhe inovacion

Lexoni artikullin e plotë: Land Development in Albania – Challenges and Innovations

Qeverisja Territoriale në Shqipëri, I, 2018, Faqja 55-68

Rudina Toto, Ledio Allkja

Përmbledhje

Zhvillimi i tokës në Shqipëri ka evoluar në etapa të rëndësishme pas rënies së sistemit totalitar në fillim të viteve ‘90. Kuadri ligjor dhe instrumentet që synojnë drejtimin e zhvillimit janë zgjeruar dhe pasuruar ndjeshëm, madje dhe me instrumente novatore të cilat kapin vlerën e shtuar të zhvillimit në të mirë të publikut. Por, nga krahu tjetër, praktika e menaxhimit të zhvillimit të tokës vazhdon të mbetet e cunguar, e fshehtë dhe e kufizuar nga interesa financiare të cilat jo domosdoshmërisht synojnë të prodhojnë të mira publike. Përkundrazi, zhvillimi i tokës në të shumtën e rasteve është i drejtuar nga maksimizimi i fitimeve të grupeve të ngushta të interesit, ndërkohë që publiku merr pak ose asgjë në këmbim. Ky artikull kryen një analizë të evoluimit të zhvillimit të tokës në Shqipëri si nga pikëpamja ligjoreinstitucionale ashtu edhe nga ajo praktike, duke u fokusuar tek sfidat dhe mundësia për inovacion në zhvillimin e tokës. Inovacioni synon të krijojë praktika të aplikueshme në kontekstin shqiptar, gjerësisht të pranuara nga palët, që prodhojnë rezultate socio-ekonomike, janë transparente, respektojnë të drejtat e zhvillimit të qytetarëve dhe ofrojnë të mira publike dhe vendime në të mirë të qytetarëve të cilat shkojnë përtej interesit të ngushtë të një grupimi të vogël aktorësh. Në këtë këndvështrim, ndër të tjera, artikulli sjell eksperiencën e aplikimit të modelit të heliksit të katërfishtë si platformë për inovacion në zhvillimin e tokës. Gjithashtu, ai ofron rekomandime për përmirësimin e procesit të zhvillimit. Praktika e heliksit të katërfishtë është përshkruar nga autorët në dy raste të izoluara të zhvillimit të tokës në bashkinë Fier dhe në Tiranë.

Share this Post