Diploma në Planifikim Hapsinor
Kurset pasuniversitare mbështeten nga Programi MATRA për Transformimin Social, për Shqipërinë, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës.
Kurset pasuniversitare në fushën e planifikimit hapësinor fokusohen në çështje të planifikimit hapësinor të qendrueshëm, zhvillimit dhe manaxhimit të tokës dhe instrumenteve monitoruese, si dhe teori të zhvillimit urban për qytete gjithpërfshirëse. Këto kurse shërbejnë si platformë për ngritjen e kapaciteteve në planifikim hapësinor në Shqipëri, në zbatim të ligjit “Për Planifikimin e Territorit”, datë 23.04.2009 nr. 10119 dhe akteve nënligjore përkatëse. Pjesëmarrësit në kurse, të cilët vijnë nga sektori publik dhe privat, si dhe nga organizata të shoqërisë civile, janë pajisur edhe me njohuri të planifikimit në përputhje me politikën e udhëzimet e BE-së.
Në të njëtën kohë Universiteti POLIS dhe Erasmus University/IHS startojnë programin e përbashkët Master Profesional në “Planifikim dhe Manaxhim Urban”. Për më shumë informacion mbi kurset dhe mënyrën e aplikimit ju mund të klikoni këtu, ose të kontaktoni: co-plan@co-plan.org .
Më poshtë mund të shkarkoni informacion mbi programin e Masterit Profesional dhe Manaxhimit Urban, si dhe formularin e Aplikimit:
Mbi Masterin Profesional ne Planifikim dhe Manaxhim Urban
Formular Aplikimi per Masterin Profesional ne Planifikim dhe Manaxhim Urban