Takime konsultative: Manuali Teknik dhe Udhëzuesi për Qytetarin
Më 30 shtator 2011 hyri në fuqi ligji i ri për Planifikimin e Territorit bashkë me të dhe aktet nënligjore të këtij ligji: Rregullorja Uniforme për Instrumentet e Planifikimit të Territorit; Rregullorja Model e Planifikimit; dhe Rregullorja Uniforme e Kontrollit të Zhvillimit.
Për të mundësuar zbatimin sa më efektiv të ligjit, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) e asistuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, me mbështetjen e Bankës Botërore, është duke hartuar një Manual Teknik dhe një Udhëzues për Qytetarin. Në kuadër të këtij projekti u organizuan tre takime konsultative në nivel kombëtar me pjesëmarrje nga 12 qarqet e vendit më 11, 13 dhe 18 tetor 2011. >>