Platforma e të dhënave financiare Vendore- Në Kuadër të Lëviz Albania

“Qeverisja e hapur është qeverisje e përgjegjshme”

Periudha e zbatimit: 2016-2019
Donator: Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, në kuadër të Lëviz Albania
Fondi: 147,160 CHF
Zbatohet në: Shqipëri
Implementuar nga: Co-PLAN

Co-PLAN në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), Ministrinë e Financave dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, kanë nisur një platformë digjitale (www.financatvendore.al) që përmban të dhëna financiare në njësitë administrative vendore, në kuadër të projektit “Monitorimi sistematik i gjendjes financiare dhe praktikave të menaxhimit financiar në nivel lokal”. Bazuar në këtë projekt, Co-PLAN, në partneritet me Ministrinë e Financave dhe LëvizAlbania është duke punuar për pasurimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të platformës, në formën e një Instrumenti Mundësues Strategjik, si një mjet i dobishëm dhe thelbësor në monitorimin e performancës financiare të bashkive në Shqipëri, dhe si nje mjet i dobishëm për të advokuar për politika të informuara, për një periudhë prej 3 vjetësh. Ky instrument i mundëson përdoruesve të monitorojnë performancën financiare të qeverive vendore, duke bërë të mundur më shumë transparencë dhe llogaridhënie, dhe si pasojë rrit mundësitë e përmirësimit të shërbimeve.

Objektivat kryesore të kësaj platforme janë:

  1. Të kontribuojë në përmirësimin e të kuptuarit të financave vendore mes grupeve të ndryshme të interesit, përfshirë OSHC, universitete, media, profesionistë, studiues, etj.
  2. Sigurimi i një Instrumenti Strategjik Mundësues, që mundëson të dhëna të besueshme dhe sistematike mbi performancën financiare dhe situatën fiskale të NJQV-ve në Shqipëri; dhe
  3. Sigurimi i një platforme dialogu mes aktorëve të ndryshëm të përfshirë dhe të interesuar në çështjet e qeverisjes vendore. Disa nga arritjet kryesore dhe aktivitetet përgjatë vitit 2016 përfshijnë:
  • Publikimi i një numri raportesh analitike për gjendjen e financave të pushtetit vendor në të gjithë vendin, duke përfshirë 3 raporte tremujore, dhe një raport vjetor;
  • Popullimi i platformës me të dhëna, në baza tremujore për periudhën 2010-2017 dhe në vazhdim;
  • Publikimi i bazës ligjore të qeverisjes vendore, me fokus të veçantë në financa;- Publikimi i buxheteve dhe Paketave Fiskale për të gjitha bashkitë në vend;
  • Publikimi i Gazetave Elektronike Informative, të cilat mbajnë informacion mbi zhvillimet më të fundit në fushën e financave vendore, ndryshimet legjislative dhe trendet e shpeshta të të dhënave;
  • Zhvillimi i takimeve informuese me një numër të madh grupesh përdoruese, duke përfshirë organizatat e OShC-ve, studentë dhe akademikë, aktivistë, etj.

Share this Post