Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore në Shqipëri (PLGP)
Periudha e zbatimit: 2012 – 2017, 2017-më tej
Donator: USAID
Fondi: 984,599 USD; x
Zbatuar në: Shqipëri
Zbatuar nga: Tetratech ARD & Co-PLAN
Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri (PLGP) punon si në nivelin qendror të politikave ashtu edhe në nivelin vendor për të bërë të mundur pranimin e parimeve të qeverisjes së decentralizuar dhe për të përhapur dhe institucionalizuar metodat dhe teknikat praktike dhe efektive për drejtuesit e bashkive. PLGP punon në katër fusha kryesore: 1. Mbështetje për qeverinë shqiptare për të zbatuar politika efektive dhe legjislacionin e decentralizimit; 2. Përmirësimi i qeverisjes vendore; 3. Përmirësimi i Menaxhimit të Shërbimeve Vendore; 4. Asistencë për qeverinë shqiptare dhe pushtetin vendor për planifikimin dhe administrimin e rritjes urbane. Kontributi i Co-PLAN në zbatim të projektit fokusohet në komponentët 1 dhe 4. Për më shumë mund të vizitoni faqen zyrtare të projektit, duke klikuar këtu.
Në kuadër të PLGP, qeveria shqiptare, në nivel qendror dhe vendor, është mbështetur me asistencë teknike për zhvillimin e kapaciteteve dhe njohurive teknike për hartimin e planeve territoriale, në përputhje me Ligjin për Planifikimin e Territorit. Që prej fillimit të projektit në 2012, në nivel qendror programi ka mbështetur Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), duke ofruar trajnime profesionale për fazën e zbatimit të PPV-ve; me fokus të veçantë në instrumentat e manaxhimit të tokës dhe drejtimit të zhvillimit, parashikuar në legjislacion shqiptar të planifikimit. Nëpërmjet këtij programi i është dhënë një mundësi më e madhe pjesëmarrëse grupeve të interesit, si qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe grupimeve të tjera, në mbikëqyrjen e planifikimit territorial. PLGP gjithashtu ofron asistencë për 5 Planet e Përgjithshme Vendore (PPV) për bashkitë pilote Fier, Lushnje, Berat, Kuçovë, Elbasan. Planet e përgjithshme territoriale janë konceptuar si dokumente gjithëpërfshirëse dhe integruese, me projekte specifike, të hartuara në mënyrë që autoritetet vendore dhe qytetarët të planifikojnë më mirë çështjet sociale, ekonomike, fizike, politike, estetike dhe çështje të tjera që ndihmojnë arritjen e objektivave të përgjithshme të zhvillimit të bashkive. Co-PLAN, gjatë vitit 2016, ka bërë të mundur, që nëpërmjet punës intensive me grupin e punës pranë bashkive respektive të hartojë të gjithë dokumentet përbërëse të PPV-ve deri në miratimin e tyre në këshillat bashkiak. Trajnimet, gjithashtu, janë ofruar si për AKPT, edhe për stafin e bashkive dhe anëtarëve të këshillave vendor, si aktorë thelbësorë në procesin e planifikimit të territorit.
Ndërkaq, në kuadër të projektit, ekspertë të Co-PLAN e PLGP kanë hartuar për 5 bashkitë e mësipërme vlerësime mbi performancën e manaxhimit të financave publike, sipas metodologjisë PEFA. Gjithashtu janë hartuar dhe mbështetur në implementim një numër skemash PPP (partneritet publik privat) të orientuara drejt sektorit të ndriçimit publik.
Aktualisht Co-PLAN po bashkëpunon për të zhvilluar fazën e dytë të projektit PLGP, në harkun kohor 2017-2019.