Vende të Diversitetit – Fushë Dialogu Ndër-kulturor dhe Promovim vlerash sociale
Periudha e Zbatimit: 2013 – 2014
Donatori: Fondacioni Anna Lindh
Fondi: 36,320 Euro
Zbatuar ne: Shqipëri, Jordani, Mal i Zi
Zbatuar nga: Co-PLAN, Expeditio, Leaders of Tomorrow
Në shumë qytete të Mesdheut, veçanerisht në sistemet më pak të zhvilluara demokratike, hapësirat publike shpesh janë komercializuar nga sektori privat. Kur planifikohet dhe projektohet, fokusi është kryesisht në aspektin fizik të projektimit të hapësirave publike, dhe shumë më pak në pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e formimit apo mesazheve që mund të dërgohen brenda tyre. Ideja e projektit “Vendet e Diversitetit – hapësirat publike si një fushë e dialogut ndërkulturor dhe promovimi i vlerave sociale” është për të frymëzuar ata që duan të shohin në komunitetet e tyre promovimin e vlerave të dëshirueshme sociale, të tilla si: mirëkuptimi, mbështetja, dashuria, multikulturalizmi, respekti për diversitetin, etj.
“Vendet e Diversitetit- hapesirat publike si një fushë e dialogut ndërkulturor dhe promovimi i vlerave sociale” është një projekt i financuar nga Fondacioni Anna Lindh, i zbatuar nga Expeditio (partner kryesor – Mali i Zi), Leaders of Tomorrow (Jordani), dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit (Shqiperi). Aktivitetet që u zhvilluan përgjatë vitit 2014 përfshijnë:
- Informimin e palëve të interesuara në lidhje me aktivitetet, objektivat dhe rezultatet e projektit;
- Organizimin e vizitave studimore – Amman, Tirane dhe Kotorr – krijimin e rrjeteve dhe të mësuarit nga praktika të mira të aktivizmave në hapesirat publike;
- Organizimin e seminareve për të rinjtë në mënyrë që të zhvillojnë ide se si të promovojnë vlera të dëshiruara sociale në vendet publike; realizimin e projekteve krijuese pilote në Jordani, Shqipëri dhe Mal të Zi, me pjesëmarrjen e artistëve, projektuesve, shoqatave lokale rinore etj;
- Krijimin e një portali të përbashkët online.