“Si ta faktojmë?”, punëtoria Nr.4 në kuadër të Programit #shkëndija
Aktivistë nga e gjithë Shqipëria ndoqën Punëtorinë Nr.4 të Programit #shkëndija, e titulluar “Si ta faktojmë?”, me gazetarin Geri Emiri, si pjesë e procesit të ndarjes së përvojave, dijes dhe mentorimit.
Takimit iu bashkua Znj. Amanda Roberson, Zëvendës Shefe e Zyrës së Marrëdhënieve më Publikun, pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Programi #shkëndija vjen në kuadër të projektit “Sparking Activism Initiatives Locally – SAIL III”, i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë U.S. Embassy-Tirana si pjesë e programit “Civil Society Capacity Building”.