Alumnit e Programit Fellows dhe Mentorët e tyre në SHBA takohen me Zëvendës Zyrtarin e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë
Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim në Co-PLAN disa partnerë dhe të ftuar të nderuar, të cilët mundësojnë programin “Professional Fellows” dhe njëkohësisht sjellin një përvojë të vlefshme për Organizatorët në Komunitet në Shqiptari. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë – Zv/ Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Amanda Roberson dhe delegacioni i pjesëmarrësve në programin e vitit 2022.
Delegacionit shqiptar të organizatorëve të komunitetit, që u kthyen nga një eksperiencë shkëmbimi në SHBA gjatë vitit 2022, iu bashkuan Mentorët e tyre amerikanë Larry Fletcher, Miss Sarah Jane Knoy dhe Mentor Hector Vaca Cruz, të cilët kanë udhëtuar në Shqipëri për të vizituar dhe mbështetur më tej të mentoruarit e tyre në procesin e prezantimit dhe konsolidimit të praktikave të organizimit të komunitetit në komunitetet e tyre përkatëse.
Gjatë takimit, ne patëm mundësinë të dëgjonim nga Alumni i Programit “Professional Fellows” sesi ata planifikojnë të vazhdojnë punën me kauzat e tyre përkatëse.
Mentorët ndanë përshtypjet e para interesante mbi Shqipërinë dhe potencialin e praktikave të organizimit në komunitet lidhur me adresimin dhe ndihmën në reduktimin e fenomeneve shoqërore si migrimi masiv.
Takimi u pasua nga një seminar i udhëhequr nga tre mentorët, mbi organizimin e komunitetit dhe rolin që mund të luajë në sjelljen e ndryshimeve të mira.
Zv/ Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Amanda Roberson theksoi sesa e rëndësishme është që Alumni të çojë përpara punën e nisur në organizatat pritëse të SHBA-së, duke qëndruar të angazhuar dhe të përfshirë, si dhe duke përdorur të gjitha mundësitë për të bashkëpunuar mes tyre dhe aktorëve të tjerë që duan të sjellin ndryshimin.