Status Raporti i Financave Vendore 2015

By admini|nëntor 7, 2016|Të kaluara|0 comments

Ndajmë me ju analizën më të fundit mbi financat vendore në Shqipëri për vitin 2015. “Status Raporti i Financave të Pushtetit Vendor për vitin 2015”, është raporti i parë i cili përmbledh në mënyrë të konsoliduar të dhënat për të 61 bashkitë pas Reformës Administrative Territoriale.
Të dhënat, të cilat janë mundësuar nga Ministria e Financave dhe detajuar për 61 bashki, janë përpunuar për të prodhuar një numër treguesish, të cilat ofrojnë një pasqyrë në menaxhimin e përgjithshëm financiar të bashkive në Shqipëri. Krahas treguesve bazë për të ardhurat dhe shpenzimet, e manaxhimit financiar analiza fokusohet në aspekte të performancës, duke vlerësuar çështje të ndryshme, si: kapaciteti fiskal dhe autonomia, përbërja e shpenzimeve dhe efiçiencës, ofrimi i shërbimeve publike vis-à-vis sa që na kushtojnë (ne qytetarëve). Ju mund të lexoni raportin duke klikuar këtu. Për hulumtime dhe analiza shtesë, ju mund të njiheni me bazën e të dhënave në www.financatvendore.al

Share this Post:

Leave a Comment