Dritan SHUTINA është Drejtori Ekzekutiv i Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, që prej vitit 2005, të cilin e bashkë-themeloi që në vitin 1995. Gjithashtu ai është një nga themeluesit e Universitetit POLIS, Shkolla Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban, ku ai është lektor i lëndës “Planifikimi Strategjik dhe Manaxhim i Ciklit të Projektit”. I diplomuar në Inxhinieri Civile, Z. Shutina ka kryer studimet Pas-Universitare pёr “Politika Publike”, “Vlerësimi i Tokës dhe Ndërtimeve”, “Zhvillimi Urban dhe Qyteti”, nё “Lidership dhe Sipërmarrje” nё Universitete Europiane dhe Amerikane. Aktualisht Z. Shutina është në proces të përfundimit të studimeve të doktoraturës në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban. Ekspert Institucional dhe Qeverisës, me mbi 20 vjet eksperiencë në çështjet e qeverisjes, planifikimit strategjik, proceseve pjesëmarrëse dhe zhvillimit rajonal. Ai ka përvojë të gjerë në kapacitetin e Ekspertëve të Zhvillimit Rajonal dhe Qeverisjes në projekte të tilla si Programi i Zhvillimit Rajonal dhe Mbështetja e Integruar për Decentralizimin. Ka bashkëpunuar me shumë programe / projekte të financuara nga donatorët (si në Shqipëri dhe më gjerë) duke përfshirë edhe me BE-në, Bankën Botërore, Agjencinë Austriake për Zhvillim, Bashkëpunimin Zviceran për Zhvillim, USAID, Qeverinë Holandeze, etj.

Rudina TOTO është eksperte në fushën e Menaxhimit Urban dhe Mjedisor dhe qeverisjes së mirë territoriale me një përvojë profesionale mbi 17 vjet. Ajo ka njohuri të thella mbi Planifikimin Urban dhe Rajonal si dhe atë Mjedisor, si nga arsimi ashtu edhe nga përvoja. Ajo ka kryer studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin e Wageningen dhe në Universitetin IHS-Erasmus në Roterdam, Hollandë, si dhe në Universitetin POLIS në Shqipëri. Momentalisht është duke kryer studimet e doktoraturës sipas një programi të përbashkët ndërmjet Universitetit POLIS Shqipëri dhe Universitetit Ferrara në Itali. Rudina ka eksperiencë për menaxhim dhe ekspertizë teknike në projekte për përgatitjen e planeve urbane, strategjive të zhvillimit të qytetit dhe planeve hapësinore mbi bazën e sistemeve të informacionit territorial, si dhe ekspertizë në çështjet e rajonalizimit të qeverisjes dhe të zhvillimit rajonal. Ajo ka eksperiencë të gjerë në planifikimin me pjesëmarrje, menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe analizat e sistemeve mjedisore; në vlerësimet strategjike mjedisore; në punë kërkimore për politika publike, analiza institucionale, analiza të fizibilitetit dhe vlerësimet sociale; një seri punimesh të botuara në planifikimin hapësinor, rajonalizimin dhe çështjet mjedisore.

Anila BEJKO, Eksperte në Financat Publike dhe Menaxhim Urban, kandidate për PhD për Politikat e Zhvillimit Urban. Fal arsimit dhe përvojës znj. Bejko ka njohje në Menaxhim Urban, Qeverisje dhe Financa Publike. Ka kontribuar në politikëbërje dhe dialogun e politikave për Reformën Administrative Territoriale, Rajonalizimin, Decentralizimin dhe Çështjet e Decentralizimit Fiskal. Menaxhim në projektet për përgatitjen e planeve zhvillimore strategjike, planet rregullatore urbane, programet buxhetore afatmesme, planet e investimeve kapitale, instrumentet e menaxhimit të tokës dhe studimet e fizibilitetit. Përvojë të gjerë në Partneritetet Publiko Private, Menaxhimin e Tokës, Zhvillimin e Infrastrukturës dhe Kontrollin e Kostove të projekteve. Kualifikimet akademike përfshijnë gjithashtu Master të Nivelit të Dytë në Administrim Biznesi dhe studime pasuniversitare në Financat Publike, Marrëdhëniet Fiskale Ndërqeveritare dhe Menaxhimin Financiar Vendor, si dhe Rregullimin e Formimit Informal dhe Menaxhimin e Tokës. Znj. Gjika është udhëheqëse e Njësisë për Qeverisje Lokale dhe Rajonale në Co-PLAN dhe Lektore në Universitetin POLIS.

Ogerta GJIKNURI është pjesë e Co-PLAN që prej 2010, si eksperte për menaxhimin e financave. Ajo ndihmon në zhvillimin e politikave financiare të organizatës dhe është e angazhuar në trajnimin për menaxhimin financiar të OJF-ve dhe partnerëve privat. Ajo është mbështetja kryesore e Co-PLAN në ruajtjen e një sistemi financiar efikas, një sistemi adekuat të monitorimit dhe raportimit të brendshëm financiar, si dhe një sistem transparent të auditimit të brendshëm për projektet. Ogerta është përfshirë aktivisht në planifikimin dhe menaxhimin financiar të projekteve të financuara nga BE-ja, si “Zhvillimi dhe përshtatja e programeve profesionale për efikasitetin e energjisë në Ballkanin Perëndimor”, “Zhvillimi i ENV.net në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, “Qyteti për Qytetarët, Qytetarët për Qytetin”, “Kulturat e Sigurisë së Trafikut dhe Qasja e Sistemeve të Sigurisë – Drejt një Agjende për Hulumtim dhe Avancim të Ndryshimeve Kulturore”.

Aida CIRO është eksperte në fushën e komunikimit strategjik me fokus në proceset e zhvillimit urban dhe është e angazhuar në projekte të shumta që synojnë krijimin e qyteteve ose përmirësimin e disa çështjeve të lidhura me qytetet, si: planifikimi me pjesëmarrje, aktivizmi urban dhe lehtësimi / moderimi i trajnimeve dhe workshopeve, dhe lehtësimi në shpërndarjen e njohurive dhe nëpërmjet mjeteve online dhe offline. Ajo ka një përvojë të gjerë duke punuar me grupe të ndryshme, vendimtare për procesin e ndryshimeve në një qytet, përfshirë autoritetet e pushtetit vendor, mediat dhe sektori privat dhe grupe të ndryshme interesi.

Merita TOSKA iu bashkua Co-PLAN, Institutit për Zhvillimin e Habitatit në vitin 2015, si Eksperte për Zhvillimin Ekonomik dhe Financat, pas një experience 8 vjeçare pranë Bankës së Shqipërisë. Ajo kreu studimet universitare në “Ekonomi dhe Biznes” në vitin 2004 dhe studimet pasuniversitare për “Ekonomi dhe Administrim Biznesi” në Universitetin e Bolonjës, Itali në vitin 2007. Në vitin 2014, mori titullin Doktore Shkencash (Dr) në “Tregje dhe ndërmjetësues financiarë” në të njëjtin universitet. Autore dhe bashkë-autore e disa studimeve ndër të cilët: “Vendet e Ballkanit: rruga drejt konvergjencës (ekonomike) nominale”, 2016; “Drejt programimit rajonal operacional”, 2016 etj.. Fushat e ekspertizës dhe interesat kërkimorë përfshijnë: zhvillimi ekonomik dhe financiar, menaxhimi i financave publike, sipërmarrje dhe planifikim biznesi etj.

Zenel BAJRAMI është Ekspert i Qeverisjes Territoriale. Ka përfunduar studimet bachelor në Departamentin e Planifikimit Urban dhe Rajonal, në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme, në Turqi. Kualifikimet e tij të mëtejshme përfshijnë aspektet e planifikimit, pasurive të patundshme, menaxhimit të mjedisit, planifikimit të transportit. Duke punuar për Co-PLAN që nga viti 2011, ai është angazhuar në projekte në lidhje me zbatimin e legjislacionit të ri për planifikimin e territorit. Ai ka luajtur një rol thelbësor në përgatitjen e planeve të përgjithshme territoriale lokale për një numër bashkish në vend. Zeneli është asistent pedagog në Universitetin POLIS për kurset në hartimin e politikave, strategjitë rajonale dhe urbane për zhvillim dhe dizajn urban.

Ledio ALLKJA aktualisht punon për Co-Plan në cilësinë e Planifikuesit Urban. Ai gjithashtu është kandidat për doktoraturë në TU VIENE. Ka mbaruar studimet bachelor pranë Universitetit West of England në Bristol në degën e Zhvillimit të Pronave dhe Planifikim Urban. Më pas ka vijuar studimet master në Universitetin Radboud të Nijmegen në degën Planifikim Hapësinor dhe Mjedisor Europian. Pas studimeve ka filluar të punojë si asistent lektor dhe planifikues urban pranë Unviersitetit POLIS. Përtej aspektit të mësimdhënies, ka qënë i përfshirë në projekte të ndryshme për hartimin e planeve vendore të tilla si Zagoria, Krume, Shkodër. Gjithashtu, për një periudhë 2 vjeçare Ledio ka punuar pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban si Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit Rajonal dhe Vendor. Ai është përfshirë në hartimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Shqipërisë si dhe në Planin e Integruar Ndërsektorial për Tiranë-Durrës.

Rodion GJOKA është Ekspert Mjedisi që udhëheq Njësinë Urbane të Menaxhimit të Mjedisit në Co-PLAN. Ai ka mbi 6 vjet përvojë të gjerë në punime, projekte, studime, programe dhe politika mjedisore, si dhe në vlerësimin dhe analizën mjedisore. I përfshirë që herët me anën sociale, arsimin joformal dhe qëndrueshmërinë për të vazhduar me zhvillimin rajonal dhe lokal me focus në zhvillimin e infrastrukturës së menaxhimit të mbetjeve, furnizimit me ujë, ujërave të zeza, dritës publike, efikasitetit të energjisë, mbrojtjes së mjedisit, mbrojtjen e trashëgimisë historike dhe arkeologjike, ndihmën e shoqërisë civile në ngritjen e njohurive dhe kapaciteteve, metodologjitë dhe teknikat e vlerësimit, vlerësimin dhe menaxhimin e granteve, metodat e hulumtimit dhe analizën e të dhënave, raportimin dhe menaxhimin e burimeve.

Fiona IMAMI është Planifikuese Urbane, e cila punon në Co-PLAN që prej vitit 2014. Ka studiuar Planifikim dhe Manaxhim Urban dhe ka një diplomë master në Strehim dhe Manaxhim Toke nga Universiteti Polis. Aktualisht është përfshirë si Eksperte Lokale për Zhvillimin Rajonal, në Programin për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri. Përvojat e saj përfshijnë: ekspertiza teknike në vlerësimin e situatës së zhvillimit ekonomik, analizimin e çështjeve territorial dhe përpilimin e strategjive si pjesë e ekipit për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore në tetë Bashki në Shqipëri. Pedagoge e jashtme në fakultetin e Planifikimit dhe Manaxhimit Urban, Universiteti Polis. Fiona është bashkë-autore në botime si: “Manuali Teknik për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, “Strategjia e Zhvillimit për Territorin e Bashkisë Lushnje”, “Përcaktimi i Rajoneve Zhvillimore të Shqipërisë”, “Plani i Përgjthshëm Vendor i Bashkisë Mat”.

Kejt DHRAMI punon si eksperte e planifikimit urban në Departamentin e Menaxhimit Urban dhe Rajonal të Co-Plan, si dhe si lektore në Universitetin Polis. Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë planifikimin hapësinor, rajonal dhe urban, qeverisjen, menaxhimin e tokës dhe politikat e tregut të tokës. Nga pikëpamja akademike, ka kryer studimet për Planifikim dhe Menaxhim Urban, dhe aktualisht është studente e doktoraturës në Programin IDAUP, Universiteti i Ferrarës dhe Universiteti Polis. Angazhimi i saj profesional përfshin kontribut në hartim planesh vendore, projekte në shkallë urbane, studime socio-ekonomike, shkrime projekt-propozimesh, programe të zhvillimit rajonal, projekte të zhvillimit të komunitetit dhe turizmit, etj. Kejt ka marrë pjesë në disa programeve të shkëmbimit akademik, trajnime, dhe konferenca ndërkombëtare.

Lorena GJANA është diplomate e diplomuar në Eastern Mediterranean University dhe ka kryer Masterin për Zhvillim Ndërkombëtar pranë Tsinghua University, Pekin. Ndër vitet 2008-2015 ajo ka qenë pjesë e Ministrise së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë e emëruar për një mandat 5 vjeçar në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë ku ka mbajtur gradën e Sekretares së Parë/Konsull. Përfshirja e saj varionte nga përgjegjsitë dhe angazhimet teknike/administrative deri tek marrëdhëniet dypalëshe politike, ekonomike dhe kulturore. Në Tetor 2017, Lorena u bë pjesë e Co-Plan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit ku mban pozicionin e Ekspertes të Komunikimit dhe Advokacisë.

Gerti DELLI ka mbaruar studimet për Planifikim Urban në Universitetin Polis në Qershor 2013. Në studimin e tij të diplomës: “Tranziti i mallrave nëpërmjet infrastrukturës ujore në bregdetin Shqiptar”, ai fokusohet në rëndësinë e rolit të transportit detar (porteve të mallrave) në ekonominë kombëtare. Që prej diplomimit, Gerti ka punuar në Co-PLAN, Institutin për Zhvillimin e Habitatit, si planifikues urban, në cështje të transportit urban dhe planifikimit hapësinor. Nga viti 2015 ka qenë pjesë e projektit TRASACU të financuar nga HORIZON 2020. Ky projekt fokusohet në kulturën e transportit të përdoruesve të ndryshëm të rrugëve, në qytete të ndryshme europiane. Momentalisht ai është lektor në Universitetin Polis, në lëndën “Politika të transportit dhe menaxhimit të trafikut”.

Silvi JANO, Diplomuar në Universitetin Polis, në nivel Master Shkencor në Planifikim Urban dhe Planifikim Mjedisor. Me experiencë te shkurtër akademike e profesionale në institucione ndërkombëtare të tilla si: TU WienN, Vjenë, Austri, dhe Universiteti Van Holl Larenstein, Holandë. Përvojë pune në fushën e Mjedisit; në nivel analizimi/manaxhimi dhe rivitalizimi të sistemeve ujore në shkallë Baseni, dhe në fushën e Plannifikimit Urban; në projektim/zbatim të hapësirave publike dhe atyre me bazë komunitetin në nivel lokal. Fushat e interesit përfshijnë: planifikimin mjedisor dhe urban, zhvillimi i rrjeteve ekologjike në situate urbane, rurale dhe natyrore, aktivizmi social dhe politikbërja mes pjesëmarrjes dhe gjithëperfshirjes komunitare.

Imeldi SOKOLI ushtron aktivitetin e tij profesional si Planifikues Urban pranë Co-PLAN, Insitutit për Zhvillimin e Habitatit, që prej vitit 2015. Kryesisht gjatë experiences së tij të punësimit është përfshirë në Hartimin e Planeve të Përgjithëshme Vendore të Bashkive: Elbasan, Fier, Berat, Lushnje, Kuçovë dhe Mat në Republikën e Shqipërisë. Z.Sokoli është diplomuar në vitin 2014, në nivelin Master i Shkencave, në degën Planifikim dhe Menaxhimit Urban me rrezultate të shkëlqyera, pranë Unriversitetit Polis në Tiranë. Diplomuar me tezën e diplomës: ‘Hartimi i një vizioni hapsinor për zhvillimin e rajonit ndërkufitarë Shkodër-Podgoricë dhe zonat përreth Liqenit të Shkodrës, nëpërmjet Instrumentit të Bashkëpunimit Ndërkufitarë si instrument i BE-së”.

Ada LUSHI është Arkitekte në Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, që prej vitit 2015. E diplomuar në Arkitekturë dhe Dizajnin Urban, Znj. Lushi ka kryer studimet Universitare nё Tiranë nё Universitetin POLIS. Gjatë këtij viti, Ada Lushi ka punuar me projekte në fushën e planifikimit të territorit, në nivel qyteti dhe rajoni, hartim projektesh, monitorim, vlerësim dhe interpretim i situates aktuale të tipologjive hapësinore. Projekte në fushën e dizajnit nëpërmjet interpretimit grafik të materialeve të marra nga terrreni dhe nga institucionet përfaqësuese. Bashkë-autore dhe përgjegjëse për realizimin grafik të disa publikimeve dhe studimeve, ku veçojmë: “Strategjia e Zhvillimit për Territorin e Bashkisë; Fier, Berat, Elbasan, Lushnje dhe Kuçovë, (2015-2016) dhe “Strategjia e Zhvillimit për Territorin e Bashkisë Mat” (2016-2017).

Kristi BASHMILI është Ekspert Mjedisi pranë Co-PLAN, Insituti për Zhvillimin e Habitatit, që prej vitit 2016. Ai ka eksperiencë në fushën e Menaxhimit të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe në fushën e aktivizimit qytetar, kryesisht në çështjet mjedisore. Kristi është diplomuar për “Studime Mjedisore” dhe specializim MsC në Menaxhim Mjedisor Urban pranë Universitetit Polis. Ai ka punuar me projekte në fushën e Mjedisit, duke përfshirë Plane të Integruara të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane, Vlerësim të shërbimeve të mundëshme të ekosistemeve dhe Vlerësime Strategjike Mjedisore. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në zhvillimin e Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit në Bashkinë Gramsh. Bashkë-autor i disa publikimeve dhe studimeve si: Vlerësimi Strategjik Mjedisor, në kuadër të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Elbasan, Lushnje, Fier, Berat, Kuçovë, Mat.

Xhesika HOXHA është Eksperte Mjedisi pranë Co-PLAN, Insituti për Zhvillimin e Habitatit, që prej viti 2016. Zj. Hoxha është diplomuar në degën Inxhinieri Mjedisi dhe ka kryer Master të Shkencave, në fushën e “Trajtimit të Ujërave” pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Fusha e ekspertizës së saj përfshin Menaxhimin e integruar të ujërave, nën të cilën ajo ka hartuar analizën e gjendjes së ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, analizën e furnizimit me ujë për Verësimin Strategjik Mjedisor të PPV të Bashkisë Mat. Xhesika ka qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për PPV-të e Bashkive Elbasan, Fier, Kuçovë, Berat dhe Lushnje. Ajo është e përfshirë në projektin për Monitorimin e Planit Lokal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta Urbane në Bashkinë Malësi e Madhe dhe Pukë. Ajo është pjesë e grupit të punës për hartimin e analizave mjedisore për Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit në Bashkinë e Gramshit.

Oreola CALIQI është e diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Ekonomik për Administrim Biznesi. Me eksperiencë pune si kontabiliste në biznesin privat dhe pastaj në organizatë jo-fitimprurëse. Duke punuar në sektorin e financës ka fituar njohuri rreth ligjit për Kontabilitetin, Procedurat Tatimore, Tatimi mbi të Ardhurat, Kontributet për Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore. Znj. Caliqi ka eksperiencë në mirëmbajtjen dhe kontrollin e llogarive, në kryerjen e transaksioneve financiare, në përgatitjen e pasqyrave financiare për kompani te ndryshme, në përgatitjen e raporteve për projektet në organizatë jo-fitimprurëse. Gjithashtu njohje të praktikave që duhen ndjekur dhe marrëdhënieve që duhen mbajtur me institucionet, organet tatimore dhe bankat.

Edlira XHAFAJ është Inxhiniere Gjeodete, e diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti Inxhinerisë së Ndërtimit. Gjatë muajve Korrik-Shtator 2015, ka qenë pjesë e Programit të Praktikave të Punës në Ministrinë e Mbrojtjes, në projektin për azhornimin e hartave. Në muajin Maj të 2017, ka qenë pjesë e trajnimit në QGIS, metadata dhe Direktivën INSPIRE. Në Korrik të vitit 2017, Zj.Xhafaj ka qënë pjesë e Internship-it pranë Co-Plan, ku punoi me landuse-et e Belshit dhe Gramshit. Është e përqëndruar kryesisht në përdorimin e GIS-it, në planifikimin urban.

Besiana BREGU ushtron aktivitetin e saj profesional si Administratore Zyre pranë Co-PLAN, Insitutit për Zhvillimin e Habitatit, që prej vitit 2016. Zj. Bregu është diplomuar në vitin 2007, për Gjuhë të Huaja, në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2009 ka kryer Master të Nivelit të Dytë për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ajo ka eksperiencë pune shumë vjecare si Asistente Administrative dhe Specialiste e Burimeve Njerëzore në kompani nafte me staf shqiptar dhe të huaj. Detyrat e saj kanë të bëjnë me menaxhimin e zyrave, të punonjësve, të marrëdhënies së punëmarrësve me punëdhënësin etj. Gjithashtu Besiana ka eksperienca të tjera si Pedagoge në Universitetin e Fierit (Albanian University) për dy vjet si edhe Mësuese Anglishte në Qëndra Kursesh të Gjuhës Angleze.

Altion QIRKO që prej vitit 2008 punon si shofer administrate në Co-PLAN. Fal eksperiencës së tij të gjatë në Co-PLAN ai njeh mirë se si të zgjidhë e menaxhoj punën edhe në situata të vështira.

Share this Page: