Stafi i Co-Plan

Stafi i Co-PLAN-it përbëhet nga ekspertët më të mirë në fushat që përfaqësojnë që me ekspertizën e tyre i shtojnë vlerë organizatës. Ata janë të rinj, energjikë dhe vijnë nga prejardhje të ndryshme duke përfaqësuar më së miri filozofinë e punës së Co-PLAN. Stafi i Co-PLAN është i kualifikuar në disa fusha tematike: Qeverisje Territoriale dhe Planifikim Hapësinor, Menaxhim dhe Planifikim Mjedisor, Decentralizim dhe Zhvillim Rajonal Lokal, Shoqëri civile dhe aktivizëm dhe Menaxhim grantesh/financim nëngrantesh. Një pjesë e ekspertëve tonë kanë përfunduar studimet e tyre në universitete ndërkombëtare, kryesisht në institucione dhe institutet hulumtuese të shquara akademike, si: Universiteti Erasmus, MDF (Fondacioni për Zhvillimin e Menaxhimit) dhe IHS (Instituti për Strehimin dhe Studimet e Zhvillimit Urban) në Holandë, Kolegji i Popullit në Danimarkë, Universiteti i Cincinnati-t, Pittsburgh dhe SHBA, Universiteti i Firences në Itali etj.

Stafi i Co-Plan, 2022

Për të mësuar më shumë rreth Kapaciteteve dhe Aftësive Organizative të Co-PLAN, ju lutemi ndiqni linkun.

Njihuni me ne

Anila BEJKO (GJIKA) është Drejtoreshë Ekzekutive e Co-PLAN-it dhe ka qenë pjesë e organizatës që nga viti 2005 duke kontribuar me ekspertizën e saj në Qeverisje Territoriale. Lexo më shumë...

Me përvojë mbi 20 vjet, Anila ka këshilluar qeverinë shqiptare për përgatitjen e kuadrit ligjor dhe dokumenteve strategjike lidhur me reformën e zhvillimit rajonal, reformën territoriale administrative, strategjinë e decentralizimit dhe reformën e planifikimit të territorit. Anila ka ka kryer studime pasuniversitare në Politikat e Zhvillimit Urban, Marrëdhëniet Ndërqeveritare Fiskale dhe Menaxhimin Financiar Vendor, një Master në Strehim dhe Zhvillim i Tokës dhe një Master në Administrim Biznesi. Ajo sjell një tërësi njohurish nga angazhimi i saj në menaxhim, hulumtim dhe ekspertizë teknike në mbi 40 projekte të financuara nga donatorët, me fokus në tranzicionin e gjelbër, zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, planifikim urban dhe hapsiror, strategjitë e zhvillimit të qytetit, rajonalizimin dhe zhvillimin rajonal, dhe menaxhimin financiar publik. Ajo shërben në akademi si hulumtuese dhe lektore në Universitetin Polis prej 15 vjetësh.

Ogerta GJIKNURI është një profesioniste me shumë eksperiencë në çështjet e menaxhimit financiar. Lexo më shumë...

Ajo ka përvojë të gjerë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ato jofitimprurës dhe fitimprurës (ndërtimi, sigurime dhe financat e bazuara në projekte). Një formim akademik cilësor (në financë dhe studime pasuniversitare në menaxhimin e rrezikut financiar) dhe më shumë se 20 vjet ekspertizë e aplikuar në financë formojnë profilin e saj të shquar të menaxherit financiar. Vlen të përmenden aftësitë dhe ekspertiza e Zj. Gjiknuri në përgatitjen dhe analizimin e pasqyrave financiare dhe aftësia të hartuar, zbatuar dhe monitoruar skemat e granteve në përputhje me kërkesat e Komisionit Evropian.

Me përvojë të gjerë në menaxhimin e cikleve të projektit, duke përfshirë monitorimin, kontrollin, raportimin dhe mbylljen e projektit, ajo e ka vendosur veten si një profesioniste e besueshme, eficiente dhe e pajisur me instrumentat teknikë më të mirë. Gjatë dekadës së fundit, znj. Gjiknuri ka ndarë njohuritë e saj si pedagoge në Universitetin POLIS, duke mbuluar tema që lidhen me analizën e aplikuar të biznesit dhe menaxhimin e projekteve.

Aida CIRO PhD., profesioniste në fushën e komunikimit, shkrimit të projekteve dhe zhvillimit të turizmit me 15 vite përvojë të larmishme dhe artikuj shkencorë të botuar. Lexo më shumë...

Fushat kryesore të ekspertizës përfshijnë shkrim dhe manaxhim projektesh, komunikimin strategjik; forcimi i shoqërisë civile, aktivizmi, advokimi, planifikimi dhe zhvillimi i turizmit. Përvojë e gjatë dhe e suksesshme në shkrim dhe menaxhim të projekteve në nivel lokal dhe rajonal për shumicën e agjencive donatore dhe zhvillimore që operojnë në Shqipëri. Mban titullin ‘Doktor’ (PhD) për modelet e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, diplomuar në Programin Ndërkombëtar të Doktoraturës në Arkitekturë dhe Urbanistikë, nga Universiteti i Ferrarës dhe Universiteti POLIS. Alumni i Universitetit të Lincoln (BA) – Gazetari (BA), Universiteti i Kingston upon Hull Alumni (MA) – Siguri dhe Studime Strategjike (MSc) dhe Alumni i Shkollës Ndërkombëtare të Biznesit Jönköping (Suedi) – Logjistika Ndërkombëtare dhe Menaxhimi i Zinxhirit të Prodhimit.

Themeluese e Ditës Kombëtare të Aktivizmit #NAD – mbahet çdo tetor, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë. Themeluese e fushatës promovuese për zhvillimin e turizmit #ejanëgramsh.

Dr. Merita TOSKA, ka më shumë se 15 vite eksperiencë profesionale në çështje të zhvillimit ekonomik dhe menaxhimit financiar publik (angazhuar në më shumë se 35 projekte kombëtare dhe ndërkombëtare). Lexo më shumë...

Në vitin 2015, pas një përvoje pune prej rreth 8 vite në Bankën e Shqipërisë, Zj. Toska iu bashkua ekipit të Co-PLAN si Eksperte për Zhvillimin Ekonomik dhe Financat. Ndër vite, ajo ka qenë e angazhuar si drejtuese dhe eksperte në tema që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin e gjelbër, financat publike vendore, PPP-të, studimet e fizibilitetit dhe CBA, planet e biznesit dhe kostimin e shërbimeve publike.

Znj. Toska ka përvojë të gjerë në hartimin e kurrikulave të trajnimit dhe ofrimit të trajnimeve në menaxhimin e financave publike (financat bashkiake, buxhetimi afatmesëm, planifikimi strategjik i lidhur me planifikimin e investimeve kapitale), studime fizibiliteti, CBA dhe PPP-të. Që prej vitit 2015, Zj. Toska është pedagoge me kohë të plotë në Universitetin POLIS në Shqipëri dhe  është e angazhuar në mënyrë aktive në kërkimin shkencor dhe të aplikuar.

Kejt DHRAMI PhD është eksperte e qeverisjes së territorit dhe zhvillimit rajonal pranë Co-PLAN, Institutit për Zhvillimin e Habitatit, dhe lektore pranë Universitetit Polis. Lexo më shumë...

Kejt ka përfunduar studimet doktorale në 2020, në programin IDAUP (Polis/Ferrara), mbi lidhjen mes tipologjive hapësinore, morfologjisë urbane dhe indikatorëve të zhvillimit të tokës. Kejt ka mbi 8 vjet eksperiencë punë në kërkim shkencor, shkrim projektesh, zbatim dhe menaxhim projektesh në fushën e planifikimit rajonal, vendor dhe sektorial, në hartimin e planeve të përgjithshme vendore, programeve të zhvillimit rajonal, hartimin e planeve të reduktimit të riskut ndaj fatkeqësive natyrore, strehimit social, planeve të detajuara vendore, strategjive të zhvillimit territorial, si dhe në menaxhim databazash në sisteme GIS. Kejt ka menaxhuar disa nisma/aktivitete në kuadër projektesh ndërkombëtare, të financuara nga USAID, Banka Botërore, IADSA, UNDP, etj, si dhe projekte Horizon 2020 dhe Horizon Europe. Aktualisht Kejt menaxhon Njësinë e Planifikimit të Territorit pranë Co-PLAN.

Fiona IMAMI PhD është eksperte për programimin, planifikimin & monitorimin e zhvillimit rajonal dhe hulumtuese kërkimore me një formim të fortë akademik në çështjet e planifikimit dhe menaxhimit, arritje të cilat dëshmohen nga mbajtja e titullit doktoral në 2021 si pjesë e programit kërkimor të IDAUP (Polis / Ferrara).Lexo më shumë...

Me një përvojë profesionale 10-vjeçare, Fiona ka kontribuar në institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore në Shqipëri, e specializuar në përgatitjen e dokumenteve strategjike dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit administrativ. Gjatë viteve ajo ka punuar veçanërisht në zbatimin dhe menaxhimin e projekteve për planifikimin dhe programimin vendor dhe rajonal, duke përfshirë këtu hartimin e planeve territoriale, strategjive të zhvillimit ekonomik, programeve rajonalë dhe kombëtarë etj. financuar nga institucione të ndryshme ndërkombëtare si USAID, ADA, SDC, GIZ dhe UNDP. Në nivel menaxherial, ajo ka kontribuar prej kohësh në përvetësimin e projekteve, shkrimin e projekt propozimeve dhe menaxhimin e ekipeve të ndryshme të projekteve dhe grupeve të punës. Si hulumtuese kërkimore, interesat aktuale të Fionës shtrihen mbi nxitjen e iniciativave të tranzicionit të gjelbër, në të cilat ajo është e përfshirë në projektet e financuara nga BE Horizon 2020 dhe Horizon Europe. Për më tepër, kontributi akademik i Fionës mbështetet nga angazhimi i saj i vazhdueshëm si pedagoge në universitetin Polis dhe angazhimi i saj si autore dhe bashkë-autore e një liste punimesh shkencore dhe politikash.

Ledio ALLKJA PhD është ekspert planfikimi hapsinor dhe urban. Ai ka filluar punë në Co-PLAN që në vitin 2017 në departamentin e Qeverisjes dhe Planifikimit të Territorit. Lexo më shumë...

Ledio ka mbaruar studimet e tij baçelor (2011) tek Universiteti i Anglisë Perëndimore në Bristol për Zhvillim Pronash dhe Planifikim Urban. Më pas ka vijuar studimet master në Universitetin Radboud në Nijmegen në fushën e Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisor Evropian (2012), si dhe studimet e tij doktorale në fushën e Evropiaizimit të sistemeve të Planifikimit pranë Univesitetit të Teknologjisë në Vjenë (2020). Nga viti 2012 punon gjithashtu si lektor pranë Universiteti POLIS. Disa nga eksperiencat e tij të punës përfshijnë hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore (Zagoria, Krume, Sarande, Shkoder, Mat), përgatitjen e Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit dhe përgatitjen e Planit të Integruar Ndërsektorial Tiranë-Durrës. Në Co-PLAN, ai është përfshirë në projekte të rëndësishme në fushat e Zhvillimit dhe Menaxhimit Urban (PLGP), Reduktimin e Reziqeve nga Fatkeqësitë dhe Planifikimin me Përshtatje, Strehimin etj. Ledio ka mbi 8 vjet eksperiencë punë në kërkim shkencor, shkrim projektesh, zbatim dhe menaxhim projektesh.

Enkela PORO është pjesë e Co-PLAN që nga viti 2022 dhe aktualisht mban pozicionin e Inxhinierit të Mjedisit dhe të hulumtueses kërkimore. Lexo më shumë...

Ajo është diplomuar me titullin Mastër Shkencor në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, për Inxhinieri Mjedisi, e specializuar për Trajtim Uji. Në fushën e mjedisit, ajo është bashkëautore e rreth gjashtë punimeve, përfshirë “Studimi i parametrave fiziko-kimikë të ujërave sipërfaqësor në lumin Lana” (2018) dhe “Përcaktimi i disa ndotësve organikë në ujërat e Basenit të Semanit” (2021). Gjithashtu, ajo ka marrë pjesë në projekte të ndryshme në shkalle të vogël me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitetet lokale.

Përvojat e saj të mëparshme përfshijnë mbi pesë vjet eksperiencë në fushën e komunikimit, si dhe tre vjet eksperiencë vullnetare në një organizatë studentore, gjatë së cilës ka marrë role të ndryshme, si kordinatore, udhëheqëse ekipi dhe zëvendëspresidente. Gjatë eksperiencës së saj në Co-PLAN, Enkela ka qenë përgjegjëse për mbikëqyrjen e detyrave të ndryshme, sigurimin e menaxhimit të përgjithshëm të projekteve si dhe të zhvillimit të aktivitete dhe raportimeve. Kontributi i saj gjithashtu përfshijnë shkrimin, redaktimin dhe shpërndarjen e materialeve.

Rodion GJOKA është Ekspert Mjedisi që udhëheq Njësinë Urbane të Menaxhimit të Mjedisit në Co-PLAN. Lexo më shumë...

Ai ka mbi 6 vjet përvojë të gjerë në punime, projekte, studime, programe dhe politika mjedisore, si dhe në vlerësimin dhe analizën mjedisore. I përfshirë që herët me anën sociale, arsimin joformal dhe qëndrueshmërinë për të vazhduar me zhvillimin rajonal dhe lokal me focus në zhvillimin e infrastrukturës së menaxhimit të mbetjeve, furnizimit me ujë, ujërave të zeza, dritës publike, efikasitetit të energjisë, mbrojtjes së mjedisit, mbrojtjen e trashëgimisë historike dhe arkeologjike, ndihmën e shoqërisë civile në ngritjen e njohurive dhe kapaciteteve, metodologjitë dhe teknikat e vlerësimit, vlerësimin dhe menaxhimin e granteve, metodat e hulumtimit dhe analizën e të dhënave, raportimin dhe menaxhimin e burimeve.

Imeldi SOKOLI ushtron aktivitetin e tij profesional si Planifikues Urban pranë Co-PLAN, Insitutit për Zhvillimin e Habitatit, që prej vitit 2015. Lexo më shumë...

Kryesisht gjatë experiences së tij të punësimit është përfshirë në Hartimin e Planeve të Përgjithëshme Vendore të Bashkive: Elbasan, Fier, Berat, Lushnje, Kuçovë dhe Mat në Republikën e Shqipërisë. Z.Sokoli është diplomuar në vitin 2014, në nivelin Master i Shkencave, në degën Planifikim dhe Menaxhimit Urban me rrezultate të shkëlqyera, pranë Unriversitetit Polis në Tiranë. Diplomuar me tezën e diplomës: ‘Hartimi i një vizioni hapsinor për zhvillimin e rajonit ndërkufitarë Shkodër-Podgoricë dhe zonat përreth Liqenit të Shkodrës, nëpërmjet Instrumentit të Bashkëpunimit Ndërkufitarë si instrument i BE-së”.

Elvis NDREKA  është Inxhinier Mjedisi, i diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe punon si Ekspert i Mjedisit dhe Energjisë në Co-PLAN. Lexo më shumë...

Përvoja e tij konsiston në mbi 10 vjet punë në disa fusha që lidhen me efiçencën e energjisë, menaxhimin e mbetjeve, ekonominë qarkulluese dhe ekspertizën mjedisore në lidhje me tranzicionin e gjelbër, dekarbonizimin, ndotjen, zhvillimin e sektorit publik, sektorit të ndërtimit dhe organizatave jofitimprurëse të cilat janë shumë aktive brenda vendit.
Ai ka qenë i përfshirë në zhvillimet e planifikimit dhe menaxhimit lokal, përveç kësaj ka marrë pjesë në zhvillime shumë dinamike në fushën e ekonomisë qarkulluese, projekteve të planifikimit dhe monitorimit të mjedisit, infrastrukturës si dhe ndërtimeve civile dhe industriale dhe mjedisore, duke u angazhuar në projekte të furnizimit me ujë, ndërtime civile dhe industriale duke kryer ekspertizë teknike, vlerësime analitike, mjedisore dhe energjetike dhe auditim, konsulencë për zbatimin e projekteve dhe menaxhim të aseteve etj. Ai është i certifikuar si ekspert mjedisor dhe auditues i sistemeve energjetike në ndërtesa dhe procese industriale.

Rea MUKA është eksperte në GIS dhe Planifikim në Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit. Lexo më shumë...

Ajo mori diplomën për Planifikim dhe Menaxhim Urban në Universitetin Polis në shtator 2020 me tezën “Bashkë-ekzistenca e trashëgimisë kulturore urbane me zhvillimet e ardhshme në qytetin e Tiranës nëpërmjet Instrumenteve Financiare të Zhvillimit të Tokës”, duke eksploruar qasje inovative për ruajtjen e trashëgimisë kulturore urbane.
Aktualisht është duke ndjekur doktoraturën në Universitetin Polis dhe Universitetin e Ferrara në Arkitekturë dhe Planifikim Urban. Puna e Reas në Co-PLAN është karakterizuar nga kontribute të vlefshme. Ajo ka luajtur role kyçe në iniciativa të tilla si formulimi i Planeve Sociale të Strehimit për disa bashki të Shqipërisë, hartimi i planeve territoriale në nivel fshati dhe kryerja e kërkimeve mbi shërbimet e ekosistemit në ligatina, konkretisht në Lagunë e Kune-Vain-it, financuar nga programi Horizon Europe. Në Co-PLAN, Rea është e përfshirë në projekte të ndryshme që mbulojnë fusha si zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, ekonominë qarkulluese, biodiversitetin urban dhe menaxhimin e mbetjeve.

Klesta GALANXHI është një profesioniste me më shumë se 8 vjet përvojë në multimedia dhe komunikimin vizual. Lexo më shumë...

Ajo filloi karrierën e saj si pedagoge me kohë të pjesshme në Departamentin e Dizajnit në Albanian Univeristy. Më pas ajo punoi në kompani video produksioni dhe marketing, post-produksion televiziv dhe revista online. Krahas eksperiencave të saj profesionale, ajo gjithashtu mban një Diplomë Master Profesional në Multimedia nga Universiteti i Arteve, Tiranë.
Në vitin 2020, Klesta iu bashkua ekipit të Co-PLAN, si pjesë e Departamentit të Komunikimit. Aktualisht si Eksperte Multimediale, asaj i është besuar krijimi i përmbajtjes vizuale, që përfshin dizajnin, videon, fotografinë dhe zhvillimin dhe zbatimin e brand-it.. Për më tepër, ajo luan një rol kyç në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e faqeve web të projekteve. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka përdorur aftësitë e saj për të krijuar narrativa vizuale tërheqëse dhe për të siguruar qëndrueshmëri të brand-it në një sërë platformash digitale dhe produkteve të print. Portofoli i saj tregon ekspertizën e  shumëllojshme, e dukshme në punën e saj në projekte të financuara nga donatorë, ku ajo përkthen koncepte komplekse në përmbajtje vizualisht tërheqëse.

Erni KOCANI është një ekspert mjedisor i punësuar aktualisht në Co-PLAN. Lexo më shumë...

Ai ka një Bachelor në Sistemet Mjedisore dhe një Master në Planifikim Hapësinor dhe Aplikimet GIS nga Universiteti Polis, Fakulteti i Planifikimit Urban dhe Menaxhimit të Mjedisit, Tiranë, Shqipëri, në bashkëpunim me IHS/Erasmus University, Rotterdam, Hollandë. Me mbi 8 vjet përvojë praktike në sektorin e mjedisit dhe zhvillimit urban, z. Kocani ka luajtur një rol vendimtar në zbatimin e projekteve që kanë prioritet zhvillimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin efektiv të burimeve mjedisore.
Gjatë gjithë rrugëtimit të tij profesional, ai ka bashkëpunuar me institucione të ndryshme vendore dhe kombëtare, si dhe ekipe ndërkombëtare, duke kontribuar aktivisht në realizimin e suksesshëm të projekteve të financuara nga donatorë të shquar si GIZ, UNEP, Sida dhe BE në Shqipëri dhe Kosovë. Aftësitë e Z. Kocani shtrihen në të gjithë ciklin e menaxhimit të projektit, nga shkrimi i projektit deri te zbatimi dhe monitorimi. Ai ka bashkëpunuar me Organizatat e Shoqërisë Civile, duke nxitur partneritete që përforcojnë ndikimin e nismave mjedisore nw vend. Qasja e tij holistike, duke përfshirë menaxhimin e mbetjeve, ekonominë qarkulluese dhe reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë, e pozicionojnë atë si një forcë dinamike në formësimin e praktikave mjedisore të qëndrueshme dhe ripërtëritëse.

Androniqi NINI është Specialiste Finance në Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit. Lexo më shumë...

Kualifikimet e saj akademike, në vijim të studimeve në Financë-Kontabilitet, përfshijnë studimet në Master të Shkencave në “Industrinë e Sigurimeve dhe Menaxhimin e Risqeve”. Përvoja profesionale është kryesisht në sektorin privat në atë të aviacionit dhe makinave. Ku ndër të tjera ka kryer rakordime me palët e treta, supervizim të llogarive dhe rakordim i sistemit të brendshëm me fiskal. Androniqi ka qenë aktive edhe në konferenca të organizuara për ekonomistë të rinj, me botimin e artikujve “Gjenerimi i pasurisë: Sfida financiare e Generatës Y”; “Sfidat për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare dhe perspektivat për integrimin në BE”, etj.
Si Specialiste Finance në Co-PLAN, ka mbikëqyrur dhe ka kontribuar në  menaxhimin e granteve dhe raportimin financiar, duke siguruar një zbatim të rreptë me rregulloret e dhëna nga donatorët. Kjo përpos detyrave të përditshme financiare, si menaxhimi i llogarive, mbajtja e regjistrave financiarë të saktë dhe të përditësuar nëpërmjet programeve kontabël; mbështetje gjatë proceseve të auditimit, si dhe zbatimin e rregulloreve tatimore. Detyrat e saj të shumta tregojnë shkathtësitë e saj në menaxhimin financiar dhe kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në integritetin financiar dhe zbatimin e rregulloreve të Co-PLAN.

Erinda DHESKALI është Specialiste e Financave/të projekteve në Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, që nga viti 2022. Lexo më shumë...

Ajo është diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tiranës me titullin Master Profesional në degën Financë-Kontabilitet.
Përvoja e saj e mëparshme profesionale është e fokusuar në sektorin privat dhe sektorin e OJQ-ve. Përgjegjësitë e saj përfshijnë menaxhimin e përditshëm financiar, kontabilitetin dhe sistemin e raportimit të brendshëm me atë fiskal, etj. Erinda ka një përvojë 3 vjecare si Menaxhere Finance në një organizatë aktive kombëtare, duke punuar me donatorë ndërkombëtarë si SIDA dhe Bashkimin Evropian duke përfshirë gjithashtu edhe  përgatitjen e Raportimit Financiar dhe mbështetjen në auditimin e jashtëm për projektet e realizuara. Në Co-PLAN Erinda ka zgjeruar përvojën e saj profesionale në menaxhimin dhe monitorimin në baza ditore të skemës së nëngranteve, në kuadër të një projekti të SIDA-s, në të cilin ajo duhet të rishikojë raportet e tyre financiare duke siguruar plotësimin me dokumentet mbështetëse. Për më tepër, ajo është një vlerë e shtuar për ekipin e Co-PLAN për mbështetjen në proceset e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm të organizatës, etj.

Altion QIRKO është një anëtar i përkushtuar i ekipit të Co-PLAN që nga viti 2008, duke shërbyer si shofer administrate. Lexo më shumë...

Me mbi një dekadë përvojë brenda organizatës, ai zotëron një kuptim të thellë të operacioneve të saj dhe një aftësi të dëshmuar për të trajtuar në mënyrë efektive situatat sfiduese.
Etika e punës dhe përshtatshmëria e bëjnë atë një anëtar të besueshëm të ekipit, të aftë për të lundruar në sfida të ndryshme. Kontributi i tij ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e qetë të punës brenda Co-PLAN.
Share this Page