Qeverisja Urbane dhe Rajonale

By admini|shtator 11, 2017|Ekspertiza|

Njësia e Qeverisjes Urbane dhe Rajonale u formëzua si një fushë e re tematike në programin e Co-PLAN në fillim të viteve 2000. Sot, ajo është një nga njësitë kryesore të ekspertizës së organizatës. Për shumë vite, Co-PLAN ka mbështetur njësitë e qeverisjes vendore, OJQ-të dhe komunitetin e biznesit në adresimin e çështjeve të zhvillimit urban përmes përgatitjes së strategjive të zhvillimit territorial, planeve rregulluese urbane, planet e detajuar vendorë dhe dokumenteve të tjera udhëzuese. Përparimi i procesit të decentralizimit dhe rritja e numrit të përgjegjësive të deleguara qeverisjes vendore, theksoi nevojën për politika të qarta për financimin dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit ekonomik në nivel lokal. Për këtë qëllim, Co-PLAN mbështet dhe këshillon njësitë e qeverisjes vendore në përmirësimin e praktikave të menaxhimit financiar dhe përdorimin e instrumenteve të reja për të bërë të mundur zbatimin e strategjive të zhvillimit. Gjatë viteve të fundit, Co-PLAN ka mbështetur shumë bashki në përmirësimin e performancës financiare nëpërmjet përgatitjes së planeve të investimeve kapitale, buxheteve vjetore me pjesëmarrjen e komunitetit, administrim më të mirë të të ardhurave vendore, etj.

Co-PLAN ofron produkte dhe shërbime si më poshtë:

• Hartimi i Strategjive për Zhvillimin Urban;
• Hartimi i Strategjive për Zhvillimin Ekonomik Lokal;
• Hartimi I Strategjive për Zhvillimin Rajonal dhe Planeve Operacionale Rajonale;
• Konceptimi dhe hartimi i Planeve të Investimeve Kapitale (PIK);
• Ndërtimi dhe monitorimi i treguesve për rishikimet vjetore të PIK;
• Aplikimi i metodologjive për prioritarizimin e investimeve;
• Trajnimi i organizatave lokale dhe nënpunësve të qeverisjes vendore në zbatimin dhe monitorimin e PIK;
• Ngritja e bazave të të dhënave për asetet vendore;
• Mbështetja dhe këshillimi i autoriteteve vendore në administrimin e aseteve vendore;
• Mbështetja dhe këshillimi i autoriteteve vendore në procesin e hartimit të paketës fiskale, buxhetit vjetor dhe planit buxhetor afatmesëm;
• Trajnimi i nënpunësve të njësive të qeverisjes vendore në organizimin e proceseve të buxhetimit me pjesëmarrje;
• Konceptimi, realizimi dhe zbatimi i instrumenteve për menaxhimin financiar;
• Shërbime këshilluese dhe trajnime për njësitë e qeverisjes vendore në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave nëpërmjet taksimit efektiv dhe mbledhjes së taksave vendore dhe pagesave të përdoruesve;
• Përgatitja e sistemeve GIS dhe bazës së të dhënave për administrimin dhe menaxhimin e taksave vendore;
• Vlerësimi i nevojave dhe kapaciteteve financiare si për institucionet private ashtu edhe për ato publike;
• Analiza e kapaciteteve financiare vendore, aftësive kredimarrëse dhe këshillimi mbi procedurat e huamarrjes vendore;
• Kontribuimi në procesin e reformimit të Menaxhimit Financiar Pubik, decentralizimit dhe qeverisjes vendore, financat vendore etj.;
• Realizimi i studimeve “Shpenzime Publike dhe Llogaridhënia Financiare” (PEFA);
• Hartimi i studimeve të fizibilitetit;
• Këshillim dhe trajnime mbi Partneritetin Publik Privat (PPP);
• Realizimi i analizave kosto – përfitime;
• Kostimi i shërbimeve publike dhe tarifimi i përdoruesve;
• Konceptimi, hartimi dhe zbatimi në terren i vrojtimeve;
• Përpunimi i të dhënave nga vrojtimet dhe raportimi;

Më poshtë është një listë me publikimet ilustruese të njësisë:

  1. Plani i Zhvillimit Strategjik të Bashkisë Fushë-Arrëz
  2. Manuali për Planifikimin e Investimeve Kapitale
  3. Planifikimi i Zhvillimit Strategjik dhe Buxhetim Afat-mesëm mbi Bazë Performance
  4. Vlerësim i Shpenzimeve Publike dhe Llogaridhënies Financiare i Bashkisë Fier
  5. Rajonalizimi i Shqipërisë
  6. Drejt Programimit Operacional Rajonal
  7. Pabarazitë Rajonale në Shqipëri
  8. Dizenjimi i Rajoneve të Zhvillimit në Shqipëri
Share this Post: