Co-PLAN ka eksperiencë të gjatë dhe një portofol të diversifikuar me mbi 150 projekte në fushën e planifikimit të territorit, qeverisjes urbane dhe rajonale, mjedisit, dhe punës kërkimore dhe politikave publike. Projektet e zbatuara në vite kanë qenë projekte të konceptuara dhe propozuara nga Co-PLAN, ose projekte në të cilat kemi luajtur rolin e organizatës lokale kryesisht për projekte apo programe zhvillimi nga agjencitë donatore ndërkombëtare si USAID, Banka Botërore, Bashkimi Europian, Qeveria Hollandeze, Agjencia Austriake për Zhvillim, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, Agjencia Zviceriane për Zhvillim, UNDP, etj.

Share this Page: