Misioni i Co-PLAN

Ne punojmë me njerëz dhe institucione, për të nxitur transformim social të prekshëm dhe ndryshime pozitive në terren, duke prodhuar njohuri promovuese për një manaxhim më të mirë të habitatit.

Organizata jonë

Co-PLAN është një organizatë jofitimprurëse që kontribuon në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe rajonal duke mundësuar një qeverisje të mirë, dhe duke adresuar çështje të thelbësore të mjedisit, duke zhvilluar shoqërinë civile, dhe nxitur pjesëmarrjen e komunitetit.

Habitati ynë

Që nga themelimi, fokusi i punës së Co-PLAN ka qenë mbi ‘habitatin’, në Co-PLAN ne jemi shumë entuziastë për të nxitur ndryshimet urbane për të përmirësuar mjedisin ku jetojmë. Në 15 vitet e fundit, ne jemi angazhuar në një sërë projektesh mbi planifikimin urban të qytetit si pjesë e reformës së zhvillimit hapësinor.

Shoqëria jonë

Njërëzit janë një element thelbësor i aktivitet tonë; në fakt, gjithçka ndërtohet rreth jetës dhe mirëqenies së njerëzve, duke përmirësuar mjedisin ku jetojnë, dhe duke i bërë ata një pjesë shumë aktive të procesit të vendimmarrjes që u përket ose ka ndikim në jetën e tyre në një formë ose tjetër. Ajo që mund të fillojë si një projekt me rezultate të prekshme, apo si një seminar apo kurs trainimi, shpeshherë rezulton në një shoqëri civile më të fuqizuar.

Puna jonë kërkimore

Aktiviteti i Co-PLAN nuk kufizohet thjeshtë në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe qeverisjes së mirë; në Co-PLAN, ne e studjojmë proçesin në mënyrë të hollësishme, dhe prodhojmë njohuri të rëndësishme, e cila i shton aktivitetit tonë një dimension më shumë, duke shërbyer si tregues për përmirësimin e mëtejshëm të politikave dhe proceseve të fushave tona të ekspertizës. Në rastin më të mirë, njohuritë që ne prodhojmë shërbejnë për të drejtuar / orientuar proceset e politikëbërjes, dhe ndërtimit të qyteteve, dhe shërbejnë si bazë për procese reflektimi për të inkurajuar rritje dhe përmirësim të mëtejshëm.

Partnerët tanë

Partneritetet përbëjnë një vlerë karakterizuese në filozofinë e aktivitetit të Co-PLAN. Ne jemi krenarë për partnerët, me të cilët punojmë, dhe gjatë 15 vitete të fundit kemi punuar shumë për forcimin e marrëdhënieve me partnerët tanë në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Ndaj dhe jemi të lumtur të ndajmë çdo sukses me secilin prej partnerëve tanë, duke qënë se ata të gjithë, në një mënyrë ose tjetër, kanë kontribuar në rritjen e vazhdueshme dhe suksesin e Co-PLAN.

Share this Post

Leave a Comment