Mbi Co-PLAN

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit është një organizatë jofitimprurëse që ka kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm, në qeverisjen e mirë urbane dhe rajonale, duke trajtuar çështjet kyçe mjedisore, zhvillimin e shoqërisë civile, si dhe duke ndikuar politika dhe promovimin e pjesëmarrjes së komunitetit që nga viti 1995. Në thelb të aktivitetit tonë është puna me njerëzit dhe institucionet, për të nxitur transformim të prekshëm social dhe ndryshime pozitive në terren, duke prodhuar njohuri promovuese për një manaxhim më të mirë të habitatit. Co-PLAN përmbush misionin e tij përmes aktiviteteve pilot dhe shërbimeve këshilluese, të cilat financohen nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë me komunitetet, njësitë e qeverisjes vendore dhe organizata të tjera joqeveritare në fushën e manaxhimit urban dhe rajonal, manaxhimit të mjedisit dhe financave komunale. Edhe pse ne jemi bazuar në Tiranë, Shqipëri, ne kemi zhvilluar një rrjet të gjerë projektesh në terren në nivel rajonal dhe kombëtar. Ju mund të lexoni më shumë në lidhje me historikun e Co-PLAN këtu: Historiku i Co-PLAN.

Puna kërkimore dhe konsultative e Co-PLAN ndërton mbi katër fusha ekspertize: Zhvillimi Urban dhe Rajonal, Manaxhimi i Financave Publike, Manaxhimi i Mjedisit Urban dhe Punë Kërkimore, si një element i integruar në të gjitha fushat. Co-PLAN ka eksperiencë të gjatë dhe portofol të larmishëm pune kërkimore në fushat e ekspertizës, veçanërisht në fushën e përgatitjes së planeve rregullues, planeve strategjikë, projekteve zhvillimorë, financave publike, vlerësimeve të ndryshme mjedisore, etj. Në vite Co-PLAN ka zbatuar mbi 150 projekte në Shqipëri dhe rajon, të financuara kryesisht nga agjenci zhvillimi si Komisioni Europian, USAID, UNDP, Banka Botërore, Qeveria Hollandeze, Agjencia Austriake për Zhvillim, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, etj.

Share this Post

Leave a Comment