Konferencë mbi Decentralizimin Fiskal

Së fundmi PLGP ka përgatitur një raport, në konsultim me grupet e interesit në nivel qendror e vendor, i cili ofron një pasqyrë të plotë të situatës aktuale në lidhje me decentralizimin fiskal në Shqipëri, dhe paraqet një sërë tematikash që duhen adresuar në mënyrë që të avancojë decentralizimi fiskal në Shqipëri. Njësitë vendore ‘partnere të PLGP qeverisë përfshijnë bashkitë: Tiranë, Durrës, Fier, Lushnje, Berat, Kuçovë, Patos, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Korçë, Vorë, Kamzë dhe komunat e Kasharit dhe Paskuqanit.

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri (PLGP) punon si në nivelin qendror të politikave ashtu edhe në nivelin vendor për të bërë të mundur pranimin e parimeve të qeverisjes së decentralizuar dhe për të përhapur dhe institucionalizuar metodat dhe teknikat praktike dhe efektive për drejtuesit e bashkive. Projekti zbatohet nga Tetratech ARD/Co-PLAN.

 

Share this Post

Leave a Comment