Co-PLAN Raporti Vjetor 2016

Sikundër është kthyer në traditë, ju ftojmë të ndajmë momentet më të rëndësishme të punës së Co-PLAN për vitin 2016 dhe të zhvillimeve më të rëndësishme në fushat e zhvillimit urban dhe hapësinor, të mjedisit dhe të financave publike. 

viti 2016 shënoi një vit ngjarjesh, veçanërisht për sa i përket fazës së konsolidimit në fushën e planifikimit të territorit. Co-PLAN, së bashku me USAID/PLGP mbështeteti Bashkitë e Fierit, Lushnjes, Beratit, Kuçovës dhe Elbasanit për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore të Territorit. Kjo mbështetje pilote vjen si domosdoshmëri pas reformimit tëresor të sistemit të planifikimit dhe kufijve të territoreve të njësive vendore, si rezultat i reformës administrative-territoriale. Viti 2016 na gjen në lartësimin e ciklit të maturisë së organizatës, ku kemi nisur një punë intesive për trajnimin dhe ndikimin e organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve të rinj, për ngritjen e kapaciteteve dhe angazhimin e tyre publik. 

Ju mund të njiheni me raportin, ose të shkarkoni një kopje duke klikuar në një nga adresat më poshtë: 

Raporti Vjetor Co-PLAN  2016  Co-PLAN Annual Report 2016

Status Raporti i Financave Vendore 2015

Ndajmë me ju analizën më të fundit mbi financat vendore në Shqipëri për vitin 2015. "Status Raporti i Financave të Pushtetit Vendor për vitin 2015", është raporti i parë i cili përmbledh në mënyrë të konsoliduar të dhënat për të 61 bashkitë pas Reformës Administrative Territoriale.
Të dhënat, të cilat janë mundësuar nga Ministria e Financave dhe detajuar për 61 bashki, janë përpunuar për të prodhuar një numër treguesish, të cilat ofrojnë një pasqyrë në menaxhimin e përgjithshëm financiar të bashkive në Shqipëri. Krahas treguesve bazë për të ardhurat dhe shpenzimet, e manaxhimit financiar analiza fokusohet në aspekte të performancës, duke vlerësuar çështje të ndryshme, si: kapaciteti fiskal dhe autonomia, përbërja e shpenzimeve dhe efiçiencës, ofrimi i shërbimeve publike vis-à-vis sa që na kushtojnë (ne qytetarëve). Ju mund të lexoni raportin duke klikuar këtu. Për hulumtime dhe analiza shtesë, ju mund të njiheni me bazën e të dhënave në www.financatvendore.al.

Shqipëria në Trienalen e Milanos!

Në më shumë se 70 vjet ekzistencë të Trienales së Milanos, Shqipëria përfaqësohet për herë të parë në këtë gala të artit, dizajnit, arkitekturës dhe zhvillimit urban botëror, nëpërmjet jehonës së punës serioze dhe partneriteteve të shumta frytdhënëse të Co-PLAN, Institutit për Zhvillimin e Habitatit dhe Universtitetit POLIS. Ju ftojmë të ndiqni dokumentarin e mëposhtëm, që tregon rrugëtimin shqiptar përmes syve tanë, ku në një univers mes vakumit dhe energjisë…ne përpiqemi çdo ditë të projektojmë të mirën dhe zhvillimin. Ndiqni dokumentarin këtu

Dëgjesa Publike - Bashkia Lushnje

Në Bashkinë Lushnje është zhvilluar (26 Maj) Dëgjesa e Pestë Publike si pjesë e procesit të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Territorit, në kuadër të Projektit të USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP). Në fokus të dëgjesës janë infrastruktura rrugore, përdorimi i tokës si edhe infrastrukturën nëntokësore dhe propozimet përkatëse. Në dëgjesë morën pjesë Kryetari i Bashkisë Lushnje - Z. Fatos Tushe, Drejtori Ekzekutiv i Co-PLAN , Z. Dritan Shutina, përfaqësues nga AKPT, qytetarë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak. Dëgjesa publike janë mbajtur dhe në Bashkitë e Elbasanit, Fierit, Beratit dhe Kuçovës.

Job Vacancy: Executive Office Assistant

Co-PLAN is pleased to announce an opening for an ''Executive Office Assistant".
If you love a good challenge and are experienced in this field, we encourage you to read through the job specification and see if you are willing to be considered for the position. Applications are open until May 16, 2016, 17:00h. More details to be found in the attached document. We look forward to hearing from you! You can download the job specifications here.

Universiteti POLIS dhe Co-PLAN në Triennalen XXI të Milanos

Universi Shqiptar: Projektet Midis Vakumit dhe Energjisë - Milano, 1 Prill, 2016 - Universiteti POLIS dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit kanë kënaqësinë të përfaqësojnë pjesëmarrjen e parë shqiptare në Triennalen XXI të Milanos Shekulli 21 Dizajn Pas Dizajnit, përmes ekspozitës Universi Shqiptar: Projektet midis Vakumit dhe Energjisë.

Lexo ma...

Prezantohet Platforma "Financat Vendore"

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore prezantuan Portalin e të Dhënave Financiare të Bashkive. Në këtë aktivitet promovues morën pjesë Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Zj. Gelardina Prodani, Drejtori i Përgjithshëm i Buxhetimit dhe Financave të Qeverisë Vendore, Z. Fran Brahimi, Këshilltari pranë Ministrit të Shtetit për Çështje Vendore, Z. Enea Hoti, përfaqësues nga Agjencitë Donatore, dhe projektesh, përfaqësues nga disa bashki në vend, Institucione të Arsimit të Lartë, Organizata të Shoqërisë Civile, etj.

Lexo më shumë

Promovohet Manuali Teknik i Planifikimit

U promovua Manuali Teknik për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit i përgatitur nga Co-PLAN në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Projektin për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri. Ky manual është një përmbledhje e të gjitha mekanizmave që u ofrohen për ndihmë 61 bashkive të reja në sfidë e Planifikimit të Territorit dhe ju prezantua pjesëmarrësve nga Ekspertja e Planifikimit Urban, Zj. Rudina Toto.

Në aktivitet morën pjesë Ministri i Zhvillimit Urban, Zj. Eglantina Gjermeni, Drejtori i Misionit të USAID-it në Shqipëri, Z. Marcus Johnson, Drejtori i Agjencisë së Planifikimit të Territorit në Shqipëri, Zj. Adelina Greca, Drejtori i Projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri, Z. Peter Clavelle, etj.  Klikoni këtu për t'u njohur me Manualin Teknik.

 

Dialogu Kombëtar Shqipëri

Banka Botërore, në bashkëpunim me Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, organizuan sot aktivitetin “Dialogu Kombëtar Shqipëri”. Ky dialog në nivel kombëtar adreson sfidat e Qeverisë Qendrore dhe asaj Vendore pas zbatimit të reformës Territoriale Administrative në vend dhe shënon fillimin e fazës së dytë të Programit për Partneritet Urban (UPP II) të Bankës Botërore, i cili po zbatohet aktualisht në të gjithë vendet e Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë.

Strategjia e decentralizimit, e aprovuar së fundmi, dhe problematikat ndër-sektoriale që Njësitë e Qeverisjes Vendore (NjQV) po hasin në kuadër të këtij konteksti, ishin në fokus të aktivitetit. Ky aktiviteti synoi të nxisë përfshirjen e aktorëve të ndryshëm të qeverisë qendrore dhe vendore, të shoqërisë civile, etj, në adresimin e çështjeve me rëndësi të qeverisjes vendore; si dhe të mbështesë NjQV-të në procesin e inventarizimit, konsolidimit dhe të përvetësimit të mekanizmave vet-vlerësuese të UPP-së, si pjesë e praktikave më të mira të qeverisjes vendore.

Në aktivitet morë pjesë Ministri i Zhvillimit Urban Zj. Eglantina Gjermeni, përfaqëues nga Ministria e Financave dhe Ministri i Shtetit për Çështje Vendore,  Manaxherja e Bankës Botëore në Shqipëri Zj. Tahseen Sayed, Kryetarë dhe staf teknik nga bashkitë e reja, përfaqësues nga shoqëria civile, etj.

Programi i Partneritetit Urban i Bankës Botërore Austri, i fokusuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të qeverive vendore në Europën Juglindore, si dhe pajisjen e zyrtarëve të zgjedhur vendorë, administratorëve të qytetit dhe stafit teknik me mjete praktike në vendimmarrje, për të manaxhuar në mënyrë efektive zhvillimin urban për rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të qyteteve.

Në rastin e Shqipërisë, duke pasur parasysh mjedisin e ri pas reformës Administrative Territoriale si dhe zgjedhjet vendore të vitit 2015, UPP synon të prezantojë qeverisjen vendore me mjete diagnostikuese të Vetëvlerësimit të Financave Bashkiake dhe Auditit Urban si instrumente të dobishme në lehtësimin e procesit të vendim-marrjes për qeveritë e reja vendore në aspektin e financave bashkiake dhe planifikimit dhe manaxhimit të territorit. Ndërkohë që instrumentet e Qëndrueshmërisë Sociale dhe Angazhimit Qytetar dhe Ndërtimi i Integritetit/Antikorrupsioni synojnë të ndihmojnë njësitë e qeverisjes vendore të vlerësojnë mekanizmat institucionalë për rritjen e transparencës, sigurimin e llogaridhënies dhe integritetit në administratën e qeverisjes vendore.  

Mbahet Dialogu Kombëtar Shqipëri

Banka Botërore, në bashkëpunim me Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, organizojnë në aktivitetin “Dialogu Kombëtar Shqipëri”. Ky dialog në nivel kombëtar adreson sfidat e Qeverisë Qendrore dhe asaj Vendore pas zbatimit të reformës Territoriale Administrative në vend dhe shënon fillimin e fazës së dytë të Programit për Partneritet Urban (UPP II) të Bankës Botërore, i cili po zbatohet aktualisht në të gjithë vendet e Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë. Strategjia e decentralizimit, e aprovuar së fundmi, dhe problematikat ndër-sektoriale që Njësitë e Qeverisjes Vendore (NjQV) po hasin në kuadër të këtij konteksti, janë në fokus të aktivitetit.  Lexo më shumë >>

A Celebration of Urban Activism

Co-PLAN and POLIS University celebrated years of urban activism through an exhibition, hosted at MAD Gallery, POLIS University. "Urban Activism for Proactive City-making” marked the successful completion of a lengthy phase of urban activism and participatory planning processes mainly in the city of Tirana, as part of the US Embassy supported project Performing Democracy: Urban Activism for Civic Democracy. Realised through a multimedia exhibition, it served as a chronicle where key moments and processes from a series of urban activisms that took place over the years in the city of Tirana were documented. The event was greeted by the Deputy Chief of Mission Mr. Henry D. Jardine, who praised the role of urban activism in getting citizens engaged in city-making processes, particularly worth highlighting in times leading to local elections.

PO SIKUR SHQIPËRIA

Në këtë periudhë parazgjedhore, mes shumë ofertash e premtimesh elektorale, ndajmë me ju disa artikuj e të dhëna interesante përmes Co-PLAN GAZETTE 8 që mund të kontribuojnë cilësisht në diskutimet me kandidatët.  Artikujt parashtrojnë disa nga sfidat e pritshme për 61 bashkitë e reja, dhe potencialet nëpërmjet rekomandimeve të nivelit teknik, institucional, dhe politik-bërës. Disa nga temat të cilat trajtohen në formën e skenarëve “Po Sikur..?!” janë: (1)  PO SIKUR Të gjithë t’i paguanim taksat?; (2) A do të planifikojmë për një popullsi në plakje?; (3) A është gati Shqipëria të përballet me ndryshimet klimatike??; (4) Si mund të manaxhohet toka, pyjet dhe burimet ujore në mënyrë më të qen- drueshme?; (5) Si do të mund t’i vijmë në ndihmë bujqësisë dhe të shmangim përmbytjet??; (6) Sa do të ndryshonte cilësia e jetesës për ne, nëse Ligji për Administrimin e Bashkëpronësisë do të zbatohej, dhe do t? krijohej një fond për zhvillimin e lagjeve?; etj.
Ju ftojmë të lexoni Co-PLAN GAZETTE 8 këtu.

 

 

 

ENV.Net Marks Water Day at the Lagoon

To mark the World Water Day, 22nd of March, the ENV.Net team in Albania organized a field trip with students and POLIS University professors in one of the largest wetland areas in the country, the Lagoon of Karavasta – a National Park.

The participating students were introduced with the history of the lagoon and it main characteristics, and how it was polluted by the agriculture developed nearby, or by the illegal fishing. A dense pine forest surrounds the coast parts of the lagoons, which is full of natural paths. Students were able to have a trip of about 2-3 km in one of the main natural paths of the area, where they were able to see and admire the natural habitat of the lagoon.

Lexo ma...