Manaxhimi i Zhvillimit Urban dhe Rajonal përbën një nga njësitë kyçe të Co-PLAN. Prej vitit 1995 Co-PLAN ka punuar me komunitetet dhe institucionet publike për të adresuar çështjet e zhvillimit urban. kur u themelua si një organizatë që në fokus të saj kishte çështje të komunitetit dhe që vazhdimisht ka punuar për të krijuar qytete dhe lagje të jetueshme.

Co-PLAN u zhvillua gradualisht si një organizatë profesionale e shoqërisë civile e që krijon ura bashkëpunimi midis grupeve të interesit, dhe në të njëjtën kohë gjeneron njohuri dhe ide të reja për t`iu përgjigjur presionit të zhvillimit urban dhe rajonal në Shqipëri.Megjithëse Co-PLAN ka zgjeruar fushën e tij të ekspertizës për të përfshirë të gjitha aspektet e qeverisjes dhe të zhvillimit të qëndrueshëm hapësinor, planifikimi dhe zhvillimi urban dhe rajonal mbetet një nga temat historike bazë rreth të cilës Co-PLAN ka ndërtuar profilin e vetë gjatë viteve. Në fakt, kjo temë ka qëndruar në gjenezë të organizatës. Ajo është zhvilluar në këto 15 vjet duke përfshirë të gjitha nivelet hapësinore, që variojne nga lagjet në qytet, rajon, nivel ndër-rajonal dhe kombëtar, si dhe të gjithë aktorët: komunitete, qeveri vendore dhe qendrore, biznese, donatorë dhe shoqëri civile. Ekspertiza, shërbimet dhe produktet që Co-PLAN mund të ofrojë apo për të cilat të asistojë dhe të fuqizojë grupet e interesit, përfshijnë:

Produkte

  • Hartimi i Planeve Strategjike / Strategji të Zhvillimit të Qytetit / Planet e Zhvillimit Vendor, si për qytetet që përjetojnë presionin e zhvillimit, ashtu dhe për    vendbanime që ndodhen nën depresionin e energjive dhe burimeve;
  • Përgatitja e Instrumenteve të Përgjithshme dhe Sektoriale Vendore të Planifikimit të Territorit;
  • Krijimi dhe ngritja e Sistemeve të Informacionit mbi Territorin në nivel vendor, duke u përqëndruar në bazat e të dhënave për territorin, me qëllim planifikimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të shërbimeve;
  • Hartimi dhe Zbatimi i Planeve të Veprimit për shërbime publike dhe planifikimin në nivel lagjeje;
  • Hartimi i Instrumenteve të Detajuara Vendore me procese pjesëmarrëse;
  • Përgatitja e studimeve të fizibilitetit dhe hartimi i Partneritet Publik Privat (PPP), duke përfshirë mbështetje për proçesin e zbatimit;
  • Analizë Institucionale për qeverisjen vendore, në mbështetje të vendimmarrjes, ristrukturimin institucional dhe rishikimin e rrjedhës së informacionit për qëllime të sistemit të informacionit në bashki;
  • Përgatitja e Agjendës së Zhvillimit të Lagjeve për lagjet urbane, vendbanimet informale, komunitetet në nevojë;
  • Hartimi i Programeve afatgjata të Strehimit për qeverisjen lokale;
  • Hartimi i Planeve Strategjike dhe hapësinore për rajonet dhe zona metropolitane;
  • Analizat dhe Planet e Transportit Publik;
  • Ngritja e Platformave të Manaxhimit të Njohurive;
  • Zhvillimi i instrumenteve dhe standardeve për administrimin e tokës;

Shërbimet

  • Planifikim Komuniteti në nivel Lagjeje;
  • Planifikim për Vendbanimet Informale;
  • Planifikim Qyteti;
  • Planifikim Rajonal;
  • Forcim Institucional dhe Zhvillim Organizativ për Pushtetin Lokal;
  • Planifikim Sektorial;
  • Trajnim dhe Mbështetje në Punë;
  • Lobim dhe Krijim Rrjetesh;
  • Planifikim Strategjik dhe Planifikim Veprimi;
  • Lehtësim dhe mbështetje në ngritjen e Organizatave Bazë të Komunitetit (OBK);
  • Mbështetje për komunitetet në përmirësimin e lagjeve;

Qasja

  • Punë me komunitetet për t`i fuqizuar në procesin e zhvillimit të lagjeve dhe rritjen e nivelit të jetesës;
  • Realizimi i proceseve me pjesëmarrje të gjerë qytetare për ndërtimin e instrumenteve strategjike në planifikim qyteti;
  • Bashkëpunim me qeverinë vendore/qendrore dhe mbështetje për institucionet publike në proçeset e përmirësimit të menaxhimit të shërbimeve dhe në hartimin instrumenteve strategjike për zhvillimin e qytetit;
  • Përhapje e njohurive dhe shkëmbim informacioni për të mbështetur palët në procesin e vendimmarrjes dhe për të rritur kapacitetet;