Njësia e Manaxhimit Mjedisor Urban ndërtoi mbi ndjeshmërinë e Co-PLAN kundrejt impaktit të pakthyeshëm të zhvillimit të shpejtë urban mbi mjedisin. Duke punuar për habitatin, Co-PLAN ka marrë vazhdimisht në konsideratë të gjitha aspektet e zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së ekosistemit, dhe e ka konsideruar manaxhimin mjedisor urban si një dimension të tërthortë për të gjitha projektet dhe iniciativat e tij, i cili gradualisht është zhvilluar dhe sot njihet si një fushë tematikash e mirë konsoliduar. Përmirësimi i standarteve të shërbimeve për një performancë më të mirë mjedisore, rritja e kapaciteteve dhe fuqizimi institucional kanë qënë disa nga komponentët që Co-PLAN ka aplikuar më pikësynim mbrojtjen e mjedisit dhe planifikimin e projekteve të tij gjatë këtyre 15 viteve të fundit. Kjo eksperiencë së bashku me zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi dhe roli i mjedisit, ka bindur Co-PLAN që të fuqizojë më tej njohuritë e tij në manaxhimin rajonal dhe urban të mjedisit.

Bazuar në strategjinë e tij të brendshme, Co-PLAN ka identifikuar tre shtylla rreth të cilave do të organizohet tematika për Manaxhimin Lokal dhe Rajonal të Mjedisit: (i) Manaxhimi i Mbetjeve të Ngurta, (ii) Eficenca Energjitike dhe Energjitë e Rinovueshme, (iii) Planifikimi i Qëndrueshëm i Transportit. Në të njëjtën kohë Sistemi i Menaxhimit Mjedisor, Vlerësimi i Ndikimit të Mjedisit dhe Vlerësimi Strategjik Mjedisor mbeten si çështje të tërthorta.

Produktet

  • Projektimi i strategjisë së manaxhimit të mbetjeve në nivel lokal;
  • Zbatimi i fushatave sensibilizuese (informuese) dhe proceseve të pjesëmarrjes për trajtimin e mbetjeve të ngurta për komunitetet në zona informale;
  • Përgatitja e profileve mjedisore për njësitë qeverisëse lokale (Kamza, Fier, Elbasan);
  • Lehtësimi në proçesin e përgatitjes së Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për Fier-in dhe Elbasan-in; angazhimi në përgatitjen e VSM për Kukësin dhe Fushë Krujën, në kuadrin e planit rregullues urban;
  • Formulimi dhe zbatimi i një skeme efiçente të grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve, si për zonat pilot brenda bashkive / komunave, si dhe për të gjithë territorin bashkiak me anë të një proçesi pjesmarrjeje dhe i aprovuar nga Këshilli Bashkiak;
  • Ristrukturimi dhe fuqizimi i ndërmarrjes bashkiake për grumbullimin e mbetjeve të ngurta (rasti i Kamzës dhe Fier-it);
  • Zhvillimi i metodologjisë për llogaritjen e plotë të kostos dhe të vendosjes së tarifave për komunën Gur i Zi dhe Dajç;
  • Zhvillimin e metodologjisë për përbërjen merciologjike të mbetjeve për bashkinë Fier;
  • Organizimi dhe publikimi i “Studimi mbi Vlerësimin e Burimeve Potenciale të Energjive të Rinovueshme në Shqipëri”;
  • Projektimi i plan veprimit për përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë;
  • Kryerja e “Studimit për energjinë efiçente dhe mirëmbajtjen e hapsirave të ndryshme në rajonin e Tiranës”;
  • Kryerja e “Analizës intitucionale për shërbimin e transportit publik në rajonin e Tiranës”;
  • Rekomandime për përmirësimin e transportit publik në rajonin e Tiranës, duke propozuar krijimin e Autoritetit të kryeqytetit Tiranë si një model, i cili mund të adoptohet edhe nga shërbime të tjera publike;
  • Analiza e sitemit ekzistues të Manaxhimit të Mbetjeve Urbane;
  • Asistim në ndërmarrjen bashkiake për mbetjet e ngurta, në procesin e zhvillimit institucional;
  • Përgatitja e Planit të Integruar të Manaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në nivel lokal dhe rajonal;
  • Përbërja merciologjike e mbetjeve të ngurta urbane;
  • Llogaritja e plotë e kostos dhe vendosja e tarifave për shërbimin e mbetjeve të ngurta;
  • Strategji për përfitimin e kostos nga tarifat;
  • Projektimi i strategjive dhe zhvillimi i dencentralizimit të prodhimit të energjisë (potencialet e BER);
  • Plan veprimi drejt stimulimit të projekteve për energjitë e rinovueshme;
  • Kryerja e studimeve të pri-fisibilitetit dhe fizibilitetit në lidhje me burimet e rinovueshme të energjisë si: energjia diellore, e erës, potencialet hidrike, biomasa, burimet gjeotermale dhe sistemet e koogjenerimit;
  • Analiza e Kosto Përfitimeve për teknologjitë e reja që përdorin BER;
  • Kryerja e auditimeve energjitike dhe ekspertizave në ndërtesat rezidenciale;
  • Analiza institucionale për shërbimin e transportit publik;
  • Zhvillimi i strategjive dhe planeve të zhvendosjes për institucionet, shkollat, etj;
  • Trajnime për menaxhimin e ndryshueshëm dhe për plan zhvendosjet/ strategjitë banesë-zyrë dhe banesë-shkollë;
  • Raporti Fillestar Mjedisor me impaktet mjedisore;
  • Politika Mjedisore;
  • Sitemi i Manaxhimit Mjedisor (SMM);
  • Auditimi mjedisor;
  • Deklarata mjedisore;
  • Vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe vlerësimi strategjik mjedisor.

Shërbimet

A. Mbetjet e ngurta

  • Analiza e sitemit ekzistues të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane;
  • Asistim në ndërmarrjen bashkiake për mbetjet e ngurta, në procesin e zhvillimit institucional;
  • Përgatitja e Planit të Integruar të Manaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në nivel lokal dhe rajonal;
  • Përbërja merciologjike e mbetjeve të ngurta urbane;
  • Llogaritja e plotë e kostos dhe vendosja e tarifave për shërbimin e mbetjeve të ngurta;
  • Strategji për përfitimin e kostos nga tarifat;

B. Efiçenca energjitike dhe Burimet e Energjive të Rinovueshme (BER)

  • Projektimi i strategjive dhe zhvillimi i dencentralizimit të prodhimit të energjisë (potencialet e BER);
  • Plan veprimi drejt stimulimit të projekteve për energjitë e rinovueshme;
  • Kryerja e studimeve të pri-fisibilitetit dhe fizibilitetit në lidhje me burimet e rinovueshme të energjisë si: energjia diellore, e erës, potencialet hidrike, biomasa, burimet gjeotermale dhe sistemet e koogjenerimit;
  • Analiza e Kosto Përfitimeve për teknologjitë e reja që përdorin BER;
  • Kryerja e auditimeve energjitike dhe ekspertizave në ndërtesat rezidenciale;

C. Transporti

  • Analiza institucionale për shërbimin e transportit publik;
  • Zhvillimi i strategjive dhe planeve të zhvendosjes për institucionet, shkollat, etj;
  • Trajnime për menaxhimin e ndryshueshëm dhe për plan zhvendosjet/ strategjitë banesë-zyrë dhe banesë-shkollë;

D. SMM, VNM, VSM