Njësia e Qeverisjes Urbane dhe Rajona u formëzua si një fushë e re tematike në agjendën e Co-PLAN në fillimet e viteve 2000 dhe tashmë është një nga ekspertizat kryesore të organizatës. Për vite me radhë Co-PLAN ka mbështetur nivelin lokal të qeverisjes, organizatat jo-qeveritare dhe komunitetin e biznesit në adresimin e çështjeve të zhvillimit urban nëpërmjet përgatitjes së dokumentave udhëheqëse të zhvillimit, siç janë strategjitë e zhvillimit të qytetit, apo planet e detajuar vendorë, etj. Thellimi i procesit të decentralizimit dhe rritja e përgjegjësive të pushtetit lokal theksoi nevojën për politika të qarta për financimin dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit ekonomik në nivel lokal. Brenda këtij kuadri, mbështetja e nivelit lokal të qeverisjes në përmirësimin e praktikave të manaxhimit financiar bashkiak dhe prezantimi i instrumentave të reja për të bërë të mundur zbatimin e strategjive të zhvillimit të qytetit, vjen si një qasje e paracaktuar për Co-PLAN. Gjatë viteve të fundit organizata ka mbështetur shumë bashki në përmirësimin e performancës financiare nëpërmjet përgatitjes së programeve të investimeve kapitale, buxheteve vjetore me pjesëmarrjen e komunitetit, administrimin më të mirë të të ardhurave vendore, etj. Ekspertiza, shërbimet dhe produktet që Co-PLAN mund të ofrojë në fushë përfshijnë:

Produktet

  • Përgatitja e Programit të Investimeve/Përmirësimeve Kapitale si në ndër instrumentet kryesore të zbatimit të strategjisë së zhvillimit të qytetit;
  • Hartimi dhe vendosja e treguesve për rishikimin dhe monitorimin e PIK në nivel lokal;
  • Përgatitja e analizave mbi kapacitetin financiar në nivel lokal dhe identifikimi i prirjeve në të ardhura dhe shpenzime;
  • Përgatitja dhe monitorimi i programeve buxhetore afatmesme për qeverisjen vendore;
  • Përgatitja e buxheteve vjetore nëpërmjet proceseve të pjesëmarrjes së komunitetit;
  • Analizimi i potencialit huamarrës dhe facilitimi i procedurave për huamarrjen lokale;
  • Hartimi dhe zhvillimi i instrumentave inovative për rritjen e të ardhurave në nivel lokal;
  • Ngritja e sistemeve GIS dhe bazës së të dhënave për admionistrimin dhe menaxhimin e taksave lokale, veçanërisht për taksën e ndërtesës;
  • Krijimi dhe vlerësimi i inventarit të aseteve kapitale bashkiake;
  • Vlerësimi i nevojave kapitale dhe kapacitetit financiar për institucionet publike e private;
  • Krijimi dhe zhvillimi i instrumentave të menaxhimit si p.sh. analiza kosto – përfitim (vlera në kohë e parasë, kthimi i investimit, etj.) për vendimarrjen në lidhje me investimet kapitale;
  • Vlerësimi i standarteve të shërbimeve dhe analiza mbi tarifat vendore përkatëse në nivel lokal;
  • Ngritja e kapaciteteve lokale për të zhvilluar dhe menaxhuar buxhetet kapitale dhe zhvillimi i sistemeve për të lehtësuar procedurat e huamarrjes;
  • Asistencë për stafin lokal në përmirësimin e të ardhurave nëpërmjet grumbullimit dhe administrimit më të mire të taksave dhe tarifave lokale;
  • Asistencë për qeverisjen lokale në administrimin e aseteve bashkiake;
  • Trajnime për stafet lokale në organizimin e procesit të buxhetimit me pjesëmarrje;
  • Trajnime për organizatat lokale dhe OJQ-të për monitorimin e investimeve të parashikuara në buxhet lokale dhe zbatimin e programeve të investimeve kapitale;

Shërbimet

  • Programe për Investimet/Përmirësimet Kapitale;
  • Analiza e Kapacitetit Financiar;
  • Analiza Kosto – Përfitim;
  • Programet e Buxhetit Afatmesëm;
  • Buxhetet Vjetore;
  • Prioritarizim të Investimeve Kapitale;
  • Analizë e potencialit huamarrës;
  • Buxhetim me Pjesëmarrje;
  • Trajnime dhe asistencë në punë;
  • Sisteme GIS dhe baza të dhënash për taksat lokale;
  • Plane veprimi për përmirësimin e të ardhurave nga taksat dhe tarifat lokale;
  • Përcaktim i nivelit të tarifave të shërbimit në bazë të standardeve në nivel lokal;