Postgraduate Courses 2013

Co-PLAN, Institute for Habitat Development, in cooperation with the Institute for Housing and Urban Development Studies (IHS) in the Netherlands, part of Erasmus University and POLIS University, Albania, offer for the third year running postgraduate courses in spatial planning. The courses are funded by The Netherlands Fellowship Programmes – Tailor Made Training Scheme  – NUFFIC, and the objective is to build capacities of the public and private sector and civil

Read More

Dialog mes Qyteteve të Rajonit (SEE)

Dialog mes Qyteteve të Rajonit (SEE)

Tiranë, Qershor 2012 – Rreth 90 pjesëmarrës nga tetë vende të ndryshme të Europës Juglindore u mblodhën bashkë në një seminar për Planifikimin Urban dhe Manaxhimin e Tokës me një fokus në modernizimin e kuadrit ligjor dhe rregullator për përdorimin hapësinor dhe planifikimit tokës në Europën Juglindore. Seminari u organizua nga Instituti i Bankës Botërore, si pjesë e Dialogjeve Qytet-me-Qytet (City-to-City Dialogue / C2C), e cila është një iniciativë si pjesë e programit të BB-Austri Program i Partneritetit Urban, filluar në dhjetor të vitit 2011.

‘Bëj të dëgjohet zëri yt’!

‘Bëj të dëgjohet zëri yt’!

Co-PLAN ju bashkua thirrjes së Ambasadës Amerikane në Tiranë, për të inkurajuar qytetarët të bashkohen e të flasin fuqishëm. ‘Bëj të dëgjohet zëri yt’ shënon dhe hapin e parë të një nisme të re të ndërmarrë nga Ambasadori Amerikan në Tiranë, Z. Alexander A. Arvizu,  të titulluar ‘ACT NOW’ – Albanians Citizens Together Now. Fillimisht, në një takim në Teatrin Kombëtar, Z. Ambasador prezantoi iniciativën me përfaqësues të shoqërisë civile, personalitete në vend, si dhe mediat. Ai theksoi rëndësinë e njohjes nga qytetari të të drejtave dhe përgjegjësive të tij, si dhe pjesëmarrjen e tij aktive në ‘qytet-bërje’ dhe vendim-marrje.

Trajnim: Hartimi i PBA-së në NJQV

Tiranë, Maj 2012 – Me qëllim ngritje dhe forcimin të kapaciteteve vendore në çështje të hartimit të programit buxhetor afatmesëm, do të organizohen në mjediset e U_POLIS, një cikël trajnimesh me temë ‘Hartimi i Programit Buxhetor Afatmesëm në NJQV’, të ofruara nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Ministria e Financave. Ky cikël i përbërë nga 3 trajnime, vjen në kuadër të projektit “Programi Buxhetor Afatmesëm transparent dhe profesional. Projekti financohet nga OSI, Budapest, dhe nëpërmjet trajnimeve ka për qëllim të..

Trajnim: Huamarrja Vendore

Tiranë, Maj 2012 – Është organizuar në mjediset e U_POLIS, trajnimi i parë ‘Huamarrja Vendore dhe Përdorimi Efiçent i saj’, i ofruar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Ministria e Financave. Ky trainim është pjesë i një cikli të përbërë nga 3 trajnime, të cilat vijnë në kuadër të projektit “Huamarrja e Qeverisjes Vendore – Sfida për ta përdorur në Funksion të Ndikimit në Zhvillimin Ekonomik Lokal”. Projekti financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), dhe nëpërmjet trajnimeve ka për qëllim të shërbejë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve vendore në çështje të huamarrjes vendore dhe të krijojë modele të reja të përdorimit të huasë në nivelin vendor të qeverisjes.

Dy Publikime të Rëndësishme

Tiranë, Mars 2013 – Në kuadër të zbatimit sa më efektiv të Ligjit nr. 10119 ‘Për Planifikimin e Territorit’, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) e asistuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, me mbështetjen e Bankës Botërore, hartoi dhe publikoi dy manuale në mbështetje të autoriteteve vendore dhe të qytetarëve. Manuali Teknik është hartuar përmes konsultave të vazhdueshme me grupet e interesit, dhe pritet t’u vijë në ndihmë institucioneve qeverisëse në nivel qendror dhe vendor në zbatimin e ligjit të ri të planifikimit të territorit dhe instrumentet përkatëse, nëpërmjet ‘zbërthimit teknik’ dhe shembujve ‘të aplikimit’ .

Transformimet Urbane Ballkanike në kontekstin Hollandez

A mund të përdoren dhe të aplikohen njohuritë nga procesi i transformimit urban Ballkanik brenda kontekstit holandez tani që zhvillimi organik tokës është duke u aplikuar në Holandë? Kjo pyetje është në qendër të një takimi ndërkombëtar në Hollandë, ku janë ftuar të marin pjesë dhe dy nga themeluesit e Co-PLAN, Dritan Shutina dhe Besnik Aliaj. Ata do të ndajnë përvojat e tyre me homologët e tyre hollandezë. Takimi do

Read More

Takime konsultative kombëtare mbi manualin teknik

Në kuadër të zbatimit sa më efektiv të Ligjit nr. 10119 ‘Për Planifikimin e Territorit’, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) e asistuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, me mbështetjen e Bankës Botërore, organizoi një takim konsultativ me përfaqsues të bashkive, komunave dhe qarqeve të Shkodrës, Lezhës, Dibrës, Kukësit, Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Beratit, Korçës, Vlorës, dhe Gjirokastrës për të diskutuar hartimin e Manualit Teknik dhe Manulit

Read More