Manaxhimi i Integruar i Mbetjeve Urbane në Qytetin e Tiranës

By admini|tetor 29, 2014|Të kaluara|0 comments

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe International Finance Corporation (IFC) organizuan sot Tryezën e Rrumbullakët “Manaxhimi i Integruar i Mbetjeve Urbane në Qytetin e Tiranës”. Kjo tryezë synoi prezantimin e studimit të fizibilitetit që është kryer për manaxhimin e integruar të mbetjeve në qytetin e Tiranës, dhe hapjen e një diskutimi me aktorët e interesit, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset për të diskutuar zgjidhjet më të përshtatshme për manaxhimin e integruar të mbetjeve urbane në qytetin e Tiranës.

Tryezë – Reforma Territoriale

By admini|qershor 12, 2014|Të kaluara|0 comments

Ministri për Çështjet Vendore, në bashkëpunim me Programin e Zhvillimit Rajonal për Shqipërinë e Veriut, dhe Co-PLAN Institute for Habitat Development kanë organizuar sot tryezën e diskutimeve: Rajonalizimi i Shqipërisë: Reforma qeverisëse, administrative dhe territoriale që i duhet Shqipërisë në nivel rajonal. Tryeza e diskutimit, e cila mblodhi përfaqësues në nivel qendror të qeverisjes, donatorë, dhe ekspertë të fushës, u ndal në nevojën për një nivel të ndërmjetëm të qeverisjes, modelin e propozuar, dhe qëllimin e funksionet që do të duhet të përmbushë.

Lançimi i Projektit TEMPUS – DAPEEWB

By admini|qershor 12, 2014|Të kaluara|0 comments

test3Universiteti POLIS, Shkolla e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban në Tiranë, sjell për të parën herë në 22 vjet në Shqipëri programin TEMPUS të manaxhuar nga një institucion shqiptar. Së bashku me 10 parterë nga rajoni dhe vende anëtare të Bashkimit Evropian, Gjermania, Hollanda, Portugalia dhe Sllovakia, Universiteti POLIS do të punojë për zhvillimin e arsimit profesional fushën e efiçencës së energjisë. Rektori I Universitetit POLIS, Prof. Dr. Besnik Aliaj, falenderoi të gjithë parterët në sjelljen e këtij projekti kaq të rëndësishëm për të parën herë në Shqipëri nën drejtimin e një institucioni shqiptar, duke provuar që në jemi gati për sfida të tilla në arsim.

Inspired by DUTCH Design Competition

By admini|qershor 12, 2014|Të kaluara|0 comments

In the framework of Tirana Architecture Week – [En]Visioning Future Cities, Albanian Netherlands Alumni Association, POLIS University and Co-Plan financed by the Netherlands Embassy in Tirana, Albania are organizing a product design competition. The purpose of this Product Design Competition is to  create a small, smart, and functional product designed and inspired by renowned Dutch Design. The winner will be chosen out in  early October 2014. The winning design will be exhibited together with the 10 best finalist designs  during  Tirana Architecture Week – [En]Visioning Future Cities. 

Çmimi Special i Lidershipit Shqiptar 2014

By admini|qershor 12, 2014|Të kaluara|0 comments

 Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Universiteti POLIS, organizuan ceremoninë e dhënies së “Çmimit Special Lidershipi Shqiptar 2014” Z. Behgjet Pacolli. Ky çmim iu akordohet Z. Pacolli me motivacionin:

− Qytetar e politikan aktiv i cili ka kanalizuar energjitë dhe angazhimin e tij publik duke kontribuar për konsolidimin e shtetit, pluralizmit politik dhe demokracisë në Kosovë. − Sipërmarrës i suksesshëm në fushat e ndërtimtarisë dhe zhvillimit i cili pas një përvoje të gjerë ndërkombëtare është investuar në Kosovë dhe më gjerë në trojet shqipfolëse. − Mbështetës i iniciativave qytetare-akademike dhe i projekteve zyrtare shtetërore për bashkëpunimin më të mirë mes shqiptarëve, rajonit, dhe sidomos në procesin e integrimit europian.

Praktika të Reja për Zhvillimin dhe Manaxhimin e Tokës në Shqipëri

By admini|korrik 9, 2013|Të kaluara|0 comments

Në kuadër të projektit “Promovimi i Partneriteteve për Qytetet e Përbashkëta”, një iniciativë e Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, Tiranë dhe IHS, Istitutit për Strehim dhe Studime të Zhvillimit Urban, Rotterdam, më 19 Prill 2013 u publikua libri me titullin “Praktika të reja për zhvillimin dhe manaxhimin e tokës në Shqipëri”. Projekti në fjalë është mbështetur nga Qeveria Holandeze përmes programit MATRA. Ashtu si dhe projekti, libri synon në thelb ngritjen e kapaciteteve të institucioneve publike si dhe profesionistëve të fushës për një qeverisje më të mirë.

Festivali i Filmit Mjedisor 2013

By admini|maj 27, 2013|Të kaluara|0 comments

E ardhmja e mjedisit ku jetojmë, lidhet ngushtë me të ardhmen tonë. Në kushte të një zhvillimi të shpejtë urban kur ndikimet në mjedis po bëhen gjithnjë e më të dukshme, ruajtja e mjedisit është bërë në një domosdoshmëri. Për ta shndërruar këtë në një sjellje e më gjerë në një kulturë, u organizua dhe u mbajt Edicioni i 1-rë i Filmit Mjedisor në Shqipëri, në 22-25 maj, 2013. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në Shqipërie mbështetur nga Delegacioni Evropian me GIZ, zgjodhi filmin, workshopet dhe një panair për të transmetuar mesazhin tek audienca e kryeqytetit si dhe në qytetet e Vlorës, Pogradecit, etj.

Ceremoni Përmbyllëse e Projektit MATRA

By admini|prill 22, 2013|Të kaluara|0 comments

U festua mbyllja me sukses e projektit ‘Promovimi i partneriteteve për qytete të mundësive të përbashkëta’ së bashku me miq dhe Shkëlqesinë e Tij Martin dela Beij, Ambasadori Hollandez në Tiranë. Gjatë 3 viteve të fundit, projekti i financuar nga Qeveria Hollandeze (MATRA) synoi të promovojë planifikim me pjesëmarrje në nivel lagje, dhe në ngritjen e kapaciteteve në zhvillimin hapësinor në Shqipëri.  Co-PLAN ka punuar në bashkëpunim të ngushtë me Institutin për Strehim dhe Zhvillim Urban të Roterdamit (IHS) në Hollandë, si dhe Universitetin POLIS, duke pilotuar projektin në bashkitë e Durrësit, Shkodrës dhe Fierit.

Konferencë mbi Decentralizimin Fiskal

By admini|tetor 4, 2012|Të kaluara|0 comments

Tiranë, 4 Tetor, 2012 – Organizohet sot në Tiranë, konferenca mbi  Decentralizimin Fiskal në Shqipëri, në kuadër të Projektit të Planifikimi dhe Qeverisjes Lokale në Shqipëri (PLGP), financuar nga USAID. PLGP synon të promovojë një dialog gjithëpërfshirës për të ndihmuar ndërtimin e një konsensusi bipartizan për çështjet me rëndësi strategjike për qeveritë lokale. Ndër të ftuarit pritet të jenë, Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Sali Berisha, kryetarë të njësive të qeverisjes vendore partnere të PLGP, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Financave, si dhe nga komuniteti i donatorëve që punojnë në qeverisjen lokale.

Ripërvetësimi i Qytetit

By admini|shtator 26, 2012|Të kaluara|0 comments

Tiranë, Shtator 2012 – Universiteti POLIS në bashkëpunim me Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, dhe Bashkia e Tiranës organizojnë për herë të parë “Javët e Arkitekturës në Tiranë”. Në këtë kuadër do të organizohen një seri aktivitetesh, ekspozitash, iniciativa urbane, seminare, dhe një konferencë për “Ri-përvetësimin e qytetit”.  Konferenca rajonale organizohet nga Co-PLAN në bashkëpunim me Universitetin POLIS, EXPEDITIO dhe Kor-CSD, dhe do të përqëndrohet në transformimin e shesheve të qytetit, si një nga ngjarjet kryesore të Javëve të Arkitekturës në Tiranë.